Nuk ka hapje të negociatave dhe këtë vit, ministri gjerman tregon 2 kushtet që duhen plotësuar

221
Sigal

Ministri i Jashtëm gjerman Michael Roth ka deklaruar për gazetaren Erisa Zykaj, se Shqipëria ka ende dy kushte për të plotësuar, me qëllim çeljen e negociatave.

Sipas Roth, Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve të BE-së nuk mund të mbahet deri në momentin që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale dhe të ketë një zbatim të Kodit Zgjedhor.

“Për Shqipërinë mbeten dy kushte për t’u plotësuar. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale dhe zbatimi i Kodit Zgjedhor”, ka thënë Roth.