Nuk do të lejojmë Ramën të kapë drejtësinë dhe magjistraturën. Në shtator revoltat për rrëzimin e tij

858
Sigal

Shtatori pritet të jetë muaji i tensioneve politike, kolapsi i drejtësisë dhe përplasja e parë është Projetkligji i Magjistraturës

PD: Nuk ka më kompromis me mazhorancën, do kërkojmë rrëzimin e Ramës

Jakup B. GJOÇA

Shtatori pritet të jetë muaji i tensioneve politike dhe përplasja e parë e opozitës me mazhorancën është projektligji “Për Magjistraturën”, i cili nuk u votua në 2 seancat e fundit të muajit korrik në Parlament. Ky projektligj kërkon domosdoshmërisht 84 vota dhe, parashikon që t’u jepen kompetenca ligjore kryeprokurores së Përkohshme dhe KLD-së, që të emërojnë gjyqtarë dhe prokurorë, në mënyrë që të plotësohen, sa të jetë e mundur, vendet vakante në institucionet e Gjyësorit, për shkak të shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorrëve nga procesi i Vettingut. Plotësimi i vendeve vakante në Gjyqësor, do të krijonte edhe mundësinë, që të plotësohen listat e kandidatëve të institucioneve të reja të Drejtësisë, sikurse KLGJ, KLP, KED, SPAK, BKH, etj.

Diktatura e mazhorancës

Sjellja e maxhorancës në zbatimin e reformës në drejtësi, deri tani, provoi se nuk kishte dnërmend që të vendoste nj drejtësi të barabartë për të gjithë, që Sistemi i Drejtësisë të ishte vërtet i pavarur nga qeveria dhe parlamenti. Përkundrazi, shumë fakte flagrante të korrupsionit të zyrtarëve të lartë, deputetë dhe kryebashkiakë me rekorde kriminale, dhënia e koncesioneve pa asnjë transparencë, shpërdorimi dhe abuzimi me fondet publike nga qeveria (sic ka kallëzuar në prokurori edhe KLSH-ja) janë prova që kryeministri kërkon një drejtësi që të mos hetojë korrupsionin e qeverisë së vet. Por, me reformën në drejtësi kryeministri Rama kërkoi që të ketë nën kontroll edhe vetë vendimmarrjen e drejtësisë, duke dashur që të emërojë në krye të institucioneve të reja të drejtësisë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, që gëzojnë besimin e tij. Kështu, vettingu, mënyra si e përzgjodhën anëtarët, mënyra sesi vepron, ku të shumta janë akuzat, denoncimet për gjykime dhe vlerësime me dy standarde, emërimi i kryeprokurores së Përkohshme pa përfillë opozitën, kohëzgjatja e saj dhe emërimet dhe shkarkimet e saj, të atakuara nga opozita, dëshmojnë se kryeministri Rama e ka marrë peng drejtësinë. Së fundi, ka 6 muaj që nuk funksionon Gjykata Kushtetuese, dhe muajt e fundit edhe Gjykata e Lartë ka  mbetur me 4 anëtarë, nga 19, që duhet të ketë. Një vend, që nuk ka Gjykatë Kushtetuese, qoftë edhe formalisht, është diktaturë. Qeveria e Ramës merr VKM dhe nënshkruan marrëveshje ndërshtetoërore, parlamenti voton ligje, mirëpo pa Gjykatë Kushtetuese, këto VKM dhe ligje janë të pakontrolluara dhe kështu kryeministri Rama qeveris si të jetë diktator, pa i dhënë hesap asnjë gjykate.

Mazhoranca shtrin dorën e …kompromisit

Mazhoranca, në fakt deri tani nuk ka treguar vullnet për të bashkëpunuar me opozitën, që të vazhdojë zbatimi i reformës në drejtësi, siç u dha konsensusi i plotë më 23 korrik 2016. Pas atij votimi unanim nga të gjithë deputetët, maxhoranca nuk tregoi më vullnet politik për të bashkëpunuar me opozitën, për të ngritur institucionet e reja të drëejtësisë, por, përkundrazi, maxhoranca votoi 7 ligjet organike të reformës në drejtësi, pa përfillur fare mendimet dhe rekomandimet e opozitës, kishte, asokohe 84 vota. Mirëpo, pas 2017-s, maxhoranca e Majtë nuk i ka 84 vota, neglizhoi në humbjen e kohës për të ngritur sipas afateve kushtetuese institucionet e reja të drejtësisë. Maxhoranca, edhe pse nuk i kishte votat, votoi një ligj në Kuvend, ku me votim të thjeshtë, emëroi kryeprokurore të Përkohshme, pa marrë konsensusin e opozitës, ndërkohë, që vettingu, duke shkarkuar gjyqtarë, de fakto nxorri jashtë funksionimit Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Kopalsi i drejtësisë, ishte një nga shkaqet, që edhe BE-ja nuk votoi për hapjen e negociatave në 28 qershor 2018. Mirëpo, BE-ja i kushtëzoi Shqipërisë (më drejt qeverisë), që deri në qershor 2019 të jenë ngritur institucionet e reja të drejtësisë, të funksionojë Gjykata Kushtetuese. Maxhoranca tentoi, që me projektligjin “Për Magjistraturën” të fitojë kohën që ajo vetë shpërdoroi për ngritjen e institucioneve të drejtësisë. Mirëpo ky projektligj nuk u votua, sepse u cilësua nga opozita, si ligj antikushtetues, por që rrëzon gjithë reformën në drejtësi, deri sa i jepen të drejta kushtetuese kryeprokurores së Përkohshme dhe KLD të emërojnë gjyqtarë e prokurorë, kur, tani me reformën ën drejtësi, që nga 2016-ta, emërimet në Gjyqësor i kanë KLGJ dhe KLP dhe KED. Opozita i kushtëzoi maxhorancës 7 pika për të dhënë konsensusin për zgjidhjen e kolapsit në drejtësi. Një ndër kushtet më kryesore që kërkon opozita është që maxhoranca të zhbëjë 7 ligjet e reformës që ajo i votoi pa konsensusin e opozitës. Maxhoranca, fillimisht e refuzoi kategorikisht dialogun me opozitën. Më vonë, duke parë se nuk ka zgjidhje tjetër, maxhoranca, nëpërmjet Taulant Ballëës, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, i bëri thirrje opozitës, që të formulojë çfarëdo amendamenti për projektligjin “Për Magjistraturën” dhe maxhoranca do të votojë në çdo kohë.

 Opozita: Dora e shtrirë e maxhorancës është lojë e Ramës

Fillimisht, kryetari i PD-së Lulzim Basha e hodhi poshtë propozimin e PS-së , që opozita të pranojë të formulojë amendament, por i kërkoi maxhorancës që të pranojë pa kushte 7 pikat e PD-së. Kjo, u mohua kategorikisht nga kryeministri Rama. Dje, nënkryetari i PD-së Edi Paloka shkoi edhe më në skaj të qëndrimit të Bashës. Paloka deklaroi se dora e shtrirë e maxhorancës për konsensus është loja e Ramës. Paloka: Pra, kjo reformë në drejtësi jo vetëm për mua tashmë është dështim për të cilin ne e kemi dhënë zgjidhjen, kemi dhënë pikat si mund të rikthehemi në rrugën e drejtë, por duket hapur se Rama nuk e do. Pastaj ftesat për bashkëpunime dhe te tjera, janë lojëra të zakonshme të Ramës, që dihet se ku të çojnë. Për çfarë duhet tryeza, ne i kemi renditur pikat si mund të rikthehet reforma në drejtësi në binarët e saj kushtetutës. sepse kjo është kryesorja, u shkelen ato ndryshime kushtetuese që u bënë me konsensus me ligje antikushtetuese që u bënë nga mazhroanca.

Opozita do kërkojë rrëzimin e kryeministrit, por jo me skenarë rumunë

Paloka, duke mohuar bashkëpunim me maxhorancës, pohoi se opozita do të kërkojë rrëzimin e kryeministrit.  Deklarata e Palokës: Gjatë gjithë kësaj kohe ne denoncuar faktet që lidhen ne korrupsionin qeveritar qe për fat te keq është i vetmi qe nuk njeh as ndalim as pushim. Edhe pse Rama ka qenë duke pushuar në bregdet aktet korruptive të kësaj qeverie s’jane ndalur. Reagim ynë në vijim do të jetë me një qëllim; largimi i qeverisë”, – tha Paloka, i cili hedh poshtë idenë e një skenari rumin në vendin tonë, pasi, sipas tij, nuk mund t’i ngarkohet emigrantëve shqiptarë të vijnë për protesta, pasi shumica e tyre janë pa letra.