Nora Malaj në krah të gazetarëve të Kuvendit: Thirrje ambasadorëve, të negociojnë

159
Sigal

Nga Nora Malaj

Sot ndalohen gazetarët të informojnë, nesër terri informativë do ta të jetë pjesē për secilin prej nesh!

Sot gazetarët njëzëri protestojnë per nje pseudo rregullore të miratuar në Parlamentin e përçunduar, i cili ndalon prezencën e gazetarëve ne seancat plenare. Liria e shtypit nuk mundet të mos lejohet dhe ndalimin nepermjet nje rregulloreje vulos terrin informativë !

Gazetarët e terrenit janë ata që sjellin dhe informojnë me lajmin e parë për gjithçka të jetë dhe ndodh në jetën tonë. Ky vendim i byrosë duhet tërhequr dhe duhet

koordinuar me negociatat për gazetarët.

Si ish-deputete e komisionit te medias dhe arsimit, mendoj se e drejta e informimit të drejtë për drejtë me qytetarët , krijon mundësinë e lajmit të vërtetë dhe vetëm të vërtetë .

Në ketë klime të rënduar, e drejta e informimit dhe e drejta e lajmit të vertetē është e drejtë kushtetuese!

Në mbeshtetje të protestës së gazetarëve, uroj që ky Parlamet në ikje të mos e mbyllë aktivitetin e tij me vulën e turpit ! Tashmë është koha kur të gjithë duhet t’i themi ndal së keqes!

Uroj dhe dëshiroj që Kuvendi të rreflektojë sa nuk është vonë , per të kthyer mbrapsh ketë rregullore që instalon terrin informativë !

I bëj thirrje ambasadorëve, OSBE dhe të gjithë organizmave ndërkombëtar, që të behen pjesë e negociatave për të drejtën e lajmit dhe të drejtën e infromimit !