Nora Malaj : Mosha e tretë në këtë vend është më e përbuzura nga ky regjim monstruoz dhe mafioz

597
Sigal

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka treguar për padrejtësitë dhe neglizhencat që qeveria i ka bërë moshave të treta.

“Mosha e tretë në këtë vend është më e përbuzura nga ky regjim monstruoz dhe mafioz që po drejton këtë vend të bekuar. Ata janë pjesa më e papërfillshme që mundohen t’i gënjejnë me një 5000 të ri, në fund të vitit.”, – shprehet Malaj në postimin e saj.

 

Postimi i saj i plotë :

Mashtrimi i radhës . Pseudorimbursimi Covidian !
Gjithnjë të vertetat dhembin . Se kur gënjen popullin tend e verteta dhemb edhe më shumë , se tashmë në dëshpërim , populli rebelohet pasi e ndjen se po përballet me të keqjen dhe me pamundësinë për të jetuar .
Kur nuk drejton me ndjeshmëri dhe përbuzë popullin, atehere fundi ka mberritur!
Mosha e tretë ne kete vend është me e perbuzura nga ky rregjimi monstruoz dhe mafjoz që po drejton kete vend të bekuar . Ata janë pjesa më e papërfillshme që mundohen t’i gënjejnë me një 5000 te rinj, në fund të vitit. Të margjinalizuar , pa asnje ligj që mbron të drejtat dhe statusin e tyre , që janë perjashtuar nga pasuria kombëtare , që i përbuzin me fjalët që krijojnë konotacion negativë “ plaku” , “plaka”, të pa vlerësuar nga institucionet shtetërore , që vazhdojnë të paguajnë taksën e arsimit , ndërkohë që kanë kohë që e kanë mbyllur ciklin e arsimimit të tyre , që ka qenë bio dhe atë të arsimimit gjatë gjithe jetës , duke ndërtuar vepra gjigande. jo qiellgervishëse , po hidrocantrale e hekurudha , kanale vaditëse e ujitëse , të cilat ky sekt që drejton nuk di t’i menaxhojë e jo të ndërtojë të tjera , që paguaj taksën e gjelbërimit , ku gjelbërimi është kthyer ne betonizim dhe pylli orbital , tashmë është asambli qiell gërvishës i dhimbjes që po përhapet si kanceri për të leshuar metastaza ne të gjithë trupin e Shqiptarisë, që merr pensionin më qesharake dhe më mjeran , përballet me mashtrimin tjeter të radhës pseudo rimbursimin Covidian . Dhe ata njerëzit e mirë , besojnë se do të rimbursohen . Cfarë ironie e tallje e dhimbshme që po ju behet atyre dhe gjithë njerëzve në nevojë ?!
Besojnë, se per ta shpresa vdes e fundit . Besojnë , se gjithnjë sekti mendon se këta , të moshuarit, që janë nderi i kombit , i kanë në rresht dhe në “xhep “.
Mendojnë se i venë në rresht dhe në ditën e votimit i kanë të sigurtë për votën e tyre . E tallen me ta , ne menyrën më makabre , më atinjerëzore .I lënë të përballen me vdekjen në menyrën më të dhimbshme dhe kur të moshuarit nuk e kalojne dot , i shohin si kavje për t’i grabitur edhe pensionin e fundit ( rasti Tirja dhe fenomeni Tirja ) ose Tire qeveria tallet , i rrjep e nuk i rimburson.
Nuk ka tragjedi e dhimbje me te madhe , teksa sheh të moshuarin ne ketë denoncim që i bene Qeverisë Tire , e cila tallet me nderi e kombit , qytetarët e saj të moshuar , që janë aset kombëtarë.
Kjo është makabre . Nuk meriton të trajtohet populli në ketë menyrë . Nuk meritojne të moshuarit të denigrohen . Kjo do të thotë që e keqja , ne vendin e shqipeve, ka prekur fundin !