Nora Malaj: Kur Dita dhe Nata barazohen

290
Sigal

Sot është 21 Mars, dita e Ekuinoksit Pranveror, siç e quajmë në Astronomi. Më 21 Mars, Dita barazohet me Natën për nga gjatësia orare e tyre, nga 12 orë secila dhe në çdo të nesërme që vjen, Dita rritet dhe Nata zvogëlohet, deri më 22 Qershor, kur ato barazohen sërish. 21 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Poezisë, Dita e Poetëve, e Njerëzve të Lumtur për një çast të vetëm dhe që, përgjithësisht, Vuajnë tërë Jetën dhimbjen e tyre dhe të gjithë njerëzve. E teksa dita barazohet me natën, shpresa që e mira do të triumfoj mbi të keqen , është dhe besimi dhe energjia që zotëron te strukturat e njesisë 10 , në qytetin e Tiranës se votimi masivë i numrit 6 LSI , do të sjellë ndryshimin.

As dita me shi nuk pengon shtabin që të koordinojë detyrat dhe të vazhdojë takimet derë me derë e shtepi me shtëpi , per të zgjuar energjinë pozitive , shpresën dhe motivin te çdo patriot i ketij vendi , qe Shqipëria behet , se e duan e do ta mbrojnë shqiptarët. Teksa diskutojmë gjatë koordinimir , biseda behet plot. pathos dhe secili prej nesh ndjen se ndryshimin është berë i domosdoshëm , si ajri që thithim, si buka që hamë dhe si pasiguria që Covidi na ka krijuar për jetën.

Energjia është ajo që duam të përçojmë dhe kjo ndjehet edhe kur takojme , në pasdite , te rinjte e Fushë-Krujes me zysh Anilen, Turin e Durimin. Ata kanë nevojë të ndjehen të përfaqësuar, të motivuar dhe të realizuar . E teksa flasim e bashkebisedojme , ata të dëgjjojnë me vemendje e me pas të pyesin për gjithçka . Janë te etur per dije dhe duan te ndjehen të vlerësuar dhe te motivuar .

Per t’ua berë me te ngrohte takimin , duke u treguar se politika nuk është vetëm arti i fjalës , por edhe kodi i moralit dhe i vlerës , për t’ua takimin sa më njerëzor , ndaj me ta disa vargje te te madhit Fatos Arapi :

Si s’të desha pak më shumë
Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…
Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes:Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.
Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,
Asaj që më rri mes Zotave:
“Si s’të desha pak më tepër…”.

E teksa përfundoj së recituaru këto vargje që janë himn i dashurisë e mbyll ditën dhe takimet me të rinjtë për sot me thënien : “Dashuria e mirësia triumfon mbi demonët dhe te keqen që na ka përpirë. Sot është nje ditë e bukur , se dita barazoj natën, neser fillon rrugëtimi i triumfimit të së mirës mbi të keqes , të energjisë pozitive mbi atë negative , te dashurisë njerëzore dhe respektit njerëzor! ( Sjellje qe sot janë te harruara nga ata që kanë marrë peng e drejtojë vendin )

Sot fillon marrshimi drejt fuqisë së mirësisë dhe vullnetit të shqiptarëve qe e duan Shqipërinë , te jetë vendi i njerëzve qe rrezatojne mirësi e dashuri. Sot ishte nje fushatë ndryshe. Ishte terapi ne grup per te motivuar skuadrën fituese të NR 6 LSI me ekipin e saj fituese e garues.

Ps. Per te gjithe ata që lehin e mundohen te na intimidojnë, fyejnë e ofendojnë do ju them vetëm që : Fali Zot se s’dinë çka bajnë! Po paguajnë pagesën e frikës e të makthit, se kanë marrë vendin peng!