Noka: Basha pranoi se 80 përqind e anëtarësisë janë me Berishën

154
Sigal

Deputeti Flamur Noka deklaroi se kryetari demokrat, Lulzim Basha e ka bërë deklaratën skandaloze se baza e PD-së është anti-amerikane. Ai tha se ka pasur një debat të gjatë dhe të ashpër me Bashën për këtë çështje.

Edhe pse ishte rënë dakord që të mos bëheshin publike detajet e mbledhjes, Noka tha se pas asaj që doli nga partia, ai vendosi të flasë.

Noka tha se Basha e ka pranuar se 80 përqind e anëtarësisë janë me Sali Berishën.

“Pas debatit ramë dakord që të mos e bëjmë publik këtë fakt. Por u detyrova të them të vërtetën.

E vërteta që pranoi Basha është se 80 përqind e bazës janë pro-Berishës. Unë i thashë që kur merr një vendim kundër 80 përqind të anëtarësisë, i kë përzënë 80 përqind të anëtarësisë.

I thashë që ke marrë një vendim kundër vullnetit të shumicës. Si mund të drejtosh një parti kur ke pakicën?

I kam thënë se ke marrë vendim që e hedh partinë në hone dhe gremina. Si mund të marrësh vendime për të vrarë partinë?” tha Noka.