Njeriu i Sorosit përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut

502
Sigal

Tashmë është zyrtare që Darian Pavli, një aktivist i shoqërisë civile i financuar nga Sorisi do të jetë përfaqësues i Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Kryeminsitri Rama nuk do të ketë më nevojë të dërgojë Denar Bibën për të “bindur” gjyqtarin shqiptar, sepse Pavli është njeriu i duhur i kryeministrit Rama.  Pas tre dështimeve me propozimet e bëra më herët me kandidatët shqiptarë për në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, dje u vendos për Darian Pavlin. Por kush Darian Pavli, që do të përfaqësojë Shqipërinë dhe lidhjet e tij me Sorosin? Në prezantimin e shkurtër të kandidaturës së Pavlit, thuhet se ai është ‘jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Ëatch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.’ Emri i Pavlit del si ekspert ligjor i ‘EURALIUS’ dhe si jurist i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, që i përket miliarderit Geroge Soros. Në jetëshkrimin e Pavlit thuhet gjithashtu se ka shërbyer si këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi. Reforma në drejtësi u konceptua, u organizua dhe u zbatua nga Fondacioni ‘Soros’. Një paketë me mijëra e-maile dhe dokumente të brendshme të këtij fondacioni u publikuan në muajt Gusht-Shtator 2016. Këto dokumente zbuluan se rrjeti ‘Soros’ kishte hartuar një strategji të detajuar mbi reformën në drejtësi në Shqipëri dhe strategjia ishte gati që prej vitit 2013. Ky fondacion ka pasur patronazhin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Kjo reformë sot e ka çuar në kolaps sistemin e drejtësisë në vend, duke qenë se aktualisht Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.