Një vjetori i 1 milion “shuplakave”

446
Sigal

PS realizoi rotacionin politik; “1 milionë shuplaka për Berishën”

Sot mbushet një vit që kur Partia Socialiste fitoi bindshëm në zgjedhjet e  23 qershorit 2013,  ku realizoi kështu rotacionin politik me rezultatet më të thella të shënuara që nga rotacioni politik i ndodhur në vitin 1992. Qeveria Rama, qeveria e Rilindjes,  erdhi në pushtet nën moton “1 milion shuplaka për Berishën”, të cilat janë një paralelizëm me 1 milion votat e dhëna për këtë forcë politike nga populli. PS kandidoi me një program, i cili përmbante një sërë premtimesh dhe reformash thelbësore për sistemin shqiptar, një pjesë e konsiderueshme e tyre rezultojnë të përmbushura në këtë një vjeçar të parë të qeverisjes. PS erdhi në pushtet zyrtarisht në fillim të muajt shtator 2013. Menjëherë pas kësaj u ndërmorën hapa konkret për daljen nga “kolapsi”, apo “gropa e zezë”, në të cilën pretendohej se ishte futur gjatë qeverisjes Berisha. Një suport të madh Qeveria “Rama” e pati nga ndërkombëtarët dhe Banka Botërore, nëpërmjet huave. I detyruar për shkak të krizës ekonomike u ndërmorën një sërë masash në sistemin e taksave. Sipas analizave zyrtare të publikuara, gjatë kësaj periudhe është shënuar një rritje në sistemin e të ardhurave që vijnë nga taksat dhe doganat. Një ndër synimet që pritet të përmbushet këto dy ditë është dhe marrja e statusit, ku me sa duket përgjigja do të jetë pozitive, ashtu sikurse përgjigja paraprake e vendeve të BE. Rëndësi e veçantë i është kushtuar përmbushjes së premtimit për legalizimit të banesave, ku në varësi të procedurave janë falas.

ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT

Megjithëse zgjedhjet u zhvilluan në një situatë të rënduar politike për shkak të marrëdhënieve të acaruara të partive të pozitës me ato në opozitë, një sërë përmirësimesh ka pësuar legjislacioni vendas në drejtim të barazisë së shtetasve dhe mbrojtjes nga diskriminimi, gjë që krijon kushte më mbrojtëse për ushtrimin e të drejtës së votës pa diskriminim. U përcaktuan 12 zona zgjedhore shumemërore dhe nëpërmjet votimit nga këto zona u zgjodhën 140 deputetë. Që nga viti 2009 PS është pozicionuar në opozitë, deri në 23 qershor 2013 ku u përmbys sistemi qeverisës dhe ndodhi rotacioni politik. Koalicioni i majtë fitoi zyrtarisht 993,904 vota ose 57.6% të votave kombëtare, dhe se jashtë tij votë për rotacion politik llogariten edhe 40 mijë vota të marra nga FRD e AKZ apo disa mijëra vota të tjera nga dy parti të tjera të majta jashtë koalicioneve dhe dy kandidatë të pavarur, (të majtë) atëherë shifra e votave për rotacion tejkalon edhe formalisht shifrën prej 1 milion votash dhe mund të krahasohet vetëm me votën e rotacionit politik më 1992.

PS me 175 mijë vota më shumë se PD në 4 vjet

Koalicioni i majtë siguroi 17.5% më shumë vota sesa koalicioni i djathtë, shifër me hendek domethënës krahasuar me 2009. Tabela përmbledhëse e zgjedhjeve nxjerr në pah diferencën e thellë midis palëve kryesore në zgjedhjet e 23 qershorit.

ZGJEDHJET E FUNDIT TË KUVENDIT

Shpërndarja e mandateve:

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” 83 mandate, përkatësisht:

Partia Socialiste e Shqipërisë 65 mandate

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 16 mandate

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 1 mandat

Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë 1 mandat

Koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”  57 mandate, përkatësisht:

Partia Demokratike e Shqipërisë 50 mandate

Partia Republikane e Shqipërisë 3 mandate

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 4 mandate

Mandatet e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë janë të vlefshme.

PAK HISTORI

Partia Socialiste e Shqipërisë është aktualisht forca më e madhe politike në Shqipëri. Ajo lindi në vitin 1991 pas shkrirjes së Partisë së Punës së Shqipërisë. Lider i kësaj force politike është Edi Rama, i cili menjëherë mbas ardhjes në pushtet të u bë kryeministër i vendit. Partia Socialiste qëndroi në opozite që nga viti 1992 deri në vitin 1997. Ne zgjedhjet e vitit 1996 PSSH humbi terren duke marrë vetëm 20,4 % e përkthyer në dhjet vende në Parlament ndërkohe që PD mori 122 vende. Ne vitin 1997 Qeveria e Aleksander Meksit u detyrua të japë dorëheqjen dhe të shpalle zgjedhjet e parakohshme. Protestat dhe pakënaqësia ndaj Berishës sollën partine socialiste në pushtet. Pas zgjedhjeve të parakohshme të vitit 1997 PSSH arriti të marrë 52,7 % ose 101 vende në parlamenti. Kryetari socialist Fatos Nano u zgjodh kryeministër. Edhe në zgjedhjet e vitit 2001 socialistet do të rikonfirmoheshin në maxhorance por me një përqindje me te ulet nga ajo e zgjedhjeve të mëparshme, 41,5 %. Se bashku me Partine Socialdemokrate dhe me Aleancën Demokratike do të kishin 73 deputete nga 140. Në vitin 2004 Partia Socialiste do të kishte ndarjen me një grup brenda saj të cilët krijuan Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kjo çoi në humbjen e zgjedhjeve të vitit 2005. Fatos Nano dha dorëheqjen nga posti i Kryetarit të PSSH dhe u zëvendësua me Edi Ramën. Në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2009 koalicioni Bashkimi për Ndryshim i drejtuar nga Partia Socialiste e Edi Ramës siguroi 64 vende, 6 vende më pak se koalicioni Aleanca e Ndryshimit e drejtuar nga Partia Demokratike i cili siguroi 70 vende. Edi Rama edhe pse humbi zgjedhjet vendosi përsëri kandidaturën për kryetar të PSSH dhe u zgjodh kryetar i kësaj partie për mandatin e tij të 2-të me mbi 99% të votave. Që nga viti 2009 PS është pozicionuar në opozitë, deri në 23 qershor 2013 ku u përmbys sistemi qeverisës dhe ndodhi rotacioni politik. Koalicioni i majtë fitoi zyrtarisht 993,904 vota ose 57.6% të votave kombëtare, dhe se jashtë tij votë për rotacion politik llogariten edhe 40 mijë vota të marra nga FRD e AKZ apo disa mijëra vota të tjera nga dy parti të tjera të majta jashtë koalicioneve dhe dy kandidatë të pavarur, (të majtë) atëherë shifra e votave për rotacion tejkalon edhe formalisht shifrën prej 1 milion votash dhe mund të krahasohet vetëm me votën e rotacionit politik më 1992.

PREMTIMET E PS

Sipas burimeve zyrtare, janë identifikuar 18 premtime të kryera në periudhën e fushatës elektorale 2013 nga Partia Socialiste, ku qenë përdorur edhe fjala kyçe “gjatë 100 ditëve të para” ose “në fillim të qeverisjes”, 7 prej të cilave janë mbajtur në 100 ditshin e parë, dirsa disa janë realizuar pjesshëm. Në 100 ditët e para të qeverisjes është vënë re se janë ndërmarrë një sërë masash dhe janë realizuar disa premtime, të cilat kanë vijuar dhe në vazhdimësi të qeverisjes “Rama”. Disa nga premtimet e mbajtura janë mbyllja e lojërave të fatit të palicencuara, prishja e ndërtimeve pa leje, luftimi i korrupsionit, nisja e reformave në sistemin e drejtësisë, dhe përmbushja e kritereve dhe detyrave të lëna nga BE për marrjen e statusit të vendit kandidat. Gjatë kësaj periudhe, veçanërisht mbas muajit dhjetor, pasi përgjigja e vendeve të BE-së ishte refuzuese, është vëne re një intensifikim i veprimtarisë së Qeverisë. Kryeministri Rama, së bashku me kabinetin qeveritar kanë lobuar fuqishëm në vendet anëtare të BE-së për marrjen e statusit. Gjatë kësaj periudhe janë intensifikuar marrëdhëniet më vendet evropiane dhe më gjerë, deri tek ato euro-aziatike e SHBA.

Disa nga premtimet janë:

1. Ndalimi i importit të plehrave. Më 15 shtator 2013, mbledhja e parë e qeverisë së re, u mor vendimi për ndalimin e importit të mbetjeve.

2. Vendosja nën kontrollin e parlamentit të Institutit të Statistikave

3. Heqja e taksës për biznesin e vogël. Premtimi në fjalë u trajtua me paketën e ndryshimeve të ligjeve fiskale.

4. Do të përgjysmohet tatimi mbi fitimin për biznesin e vogël

5. Ulje taksash mesatarisht 40 mijë lekë në vit për këdo që fiton më pak se 150 mijë lekë në muaj

6. Ulja me 6 për qind taksën e faturës së energjisë elektrike për konsumatorët familjarë

7. Rikthimi i përfitimeve ligjore për njerëzit me aftësi të kufizuara

8. Çdo mësuese do të fitojë një rrogë më shumë nga skema e re e tatimit mbi të ardhurat

9. Do të flasim për rritjen e taksës 10 për qind mbi sipërmarrjen vetëm pas 100 ditëve të para, do ta vendosim në një nivel që do të dakordëzojmë bashkërisht

10. Anulimi i koncesionit elektoral në Portin e Durrësit

11. Do të fillojmë procesin e transparencës për koncesionet dhe privatizimet.

12. Heqja e taksës 10 % për ilaçet

13. Auditim ndërkombëtar i financave të vendit

14. Mbyllja  e të gjitha aktiviteteve të paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

15. Paketa për lehtësimin dhe zhvillimin e fermerëve me qëllim uljen e kostos së prodhimit.

16. Verifikimi i objekteve pa leje ndërtimi dhe nisja e procesit për prishjen e tyre

17. Angazhimi që brenda 100 ditësh të çlirohen territoret spitalore nga ndërtimet pa leje

18. Brenda 300 ditëve të mandatit qeverisës socialistët do të zhvillojmë lufte me krimin me qëllim rimarrjen e territorit dhe kthimin e policisë së shtetit në shërbim të qytetarëve.