“Një vit me qera këto shk*rdhata mbajnë dashnoret”, protestuesi shpërthen ndaj Veliajt dhe Ramës

656
Sigal

Banorët e zonës së Astirit po protestojnë para bashkisë së Tiranës, kundër prishjes së shtëpive të tyre, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe në kryeqytet.

Për ditë me rradhë, qindra banorë, mes tyre dhe fëmijë kanë dalë në rrugë në mbrojtje të pronave të tyre, duke kërkuar një zgjidhje për strehimin.

Banorët flasin për një projekt të ndryshur, është një projekt sipas tyre për të cilin banorët nuk janë njohur. Me kalimin e viteve është shtyrë nga 7 metra që ishte fillimisht, në 32 metra.

Banorët shprehen të indinjuar dhe kërcenojnë se do ta mbrojnë me gjak pronat e tyre.

Na stresuat, na respektonte edhe greku të respektonte. Punoja dhe greku të respektonte. Këto qenër nuk të hapin asnjë derë. “- u shpreh një banor.

“Kemi dalë me fëmijë. Na i kanë traumatizuar fëmijët duke u thënë se do ti nxjerrin jashtë për 15 ditë. Kemi të drejta themelorë. Familja, shtëpia. Ai thotë dilni në rrugë. Dhe tallet për duke na thënë që do të na japë qera për një 1 vit. 1 vit me qera këto shkërdhata mbajnë dashnoret. Në 2004 ishte kryetar bashkie ky dy metroshi.

Aty vetëm dy korsi do të ndërtohen. I pari që do të më prishi shtëpinë mua, do të jetë në gjak me mua. I kam me legalizim me të gjitha.”- u shpreh i indinjuar një qytetar.