NJË VIRUS MË PAK

297
Po largohet Bernd Borchardt ?!
Ky që shpesh herë fliste përçart,
Më 2 Shtator i mbaron mandati,
Desh Zoti dhe po ikën veshgjati.
Nga vendlindja është gjerman,
Këtu e tregoi vehten hajvan,
Ky që miletit i tregoi gishtin,
Ndër shalë le ta fusë bishtin.
Bukur fort ia tha Ylli Manjani.
Këtij surrati me shpirt shejtani,
“Udha e mbarë, një virus më pak”
Edhe më shumë do ta kishte hak.
N’derë i shkruan “Shame on you !”
Këtij “kaçurrelsi” gjerman pa tru,
I bënte fresk e anonte nga qeveria,
Ndaj dhe “s’doli keq nga llogaria”
Detyrën e tij këtu shpejt e harroi,
KryeM* “ynë” si di ai e korruptoi
Me këtë trap OSBE-ja u turpërua,
Ama, vetë ai & co këtu u pasurua.
Prandaj …
Ik, ik shpejt herr Bernd Borchardt,
Veç mufka këpute, o derr bastard !
Ti dhe ca ndërkombëtarë të tjerë,
Këtu n’Shqipëri gjithçka keni dhjerë.
Sigal