Një pjesë e politikanëve amerikanë vetëm komentojnë dhe nuk lejojnë të pyeten

368
Sigal

Në një seancë dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan që u organizua ditët e fundit, anëtari i kësaj Dhome Harley Rouda pyeti nëse një pjesë e amerikanëve të vdekur nga gripi mund të jenë vrarë nga koronavirusi i ri. Drejtori i Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe të Parandalimit të Sëmundjeve Robert Redfield iu përgjigj pyetjes se deri tani në fakt në ShBA janë diagnostikuar disa raste në këtë mënyrë.

Fjalët e Robert Redfield-it pohojnë se ShBA-ja ka pasur raste vdekjesh nga koronavirusi i ri që janë menduar se kanë ndodhur nga gripi. Këto janë dëshmi të mëtejshme që mbështesin dyshimet e qarqeve të jashtme se koronavirusi i ri është nga ShBA-ja. Me shfaqjen e të metave në kontrollin e parandalimin e epidemisë në ShBA, më shumë vështrime skeptike po fokusohen te ShBA-ja.

Tani le të rishikojmë kronologjinë. Gripi stinor në ShBA këtë herë filloi në shtatorin e vitit 2019. Në tetor, sportistët ushtarakë amerikanë shkuan në Wuhan për të marrë pjesë në Lojërat e 7-ta Ushtarake Botërore. Gjatë lojërave, sportisët e huaj u infektuan me sëmundje të importuara infektive. Në dhjetor, ndodhi në Wuhan rasti i parë i infektimit me koronavirusin e ri. Pala amerikane pranoi se vdekjet nga koronavirusi janë përfshirë te vdekjet nga gripi, prandaj dyshimet se koronavirusi i ri është nga ShBA-ja janë të arsyeshme. Për më tepër, parandalimi dhe kontrolli i epidemisë në ShBA lë për të dëshiruar. Qendra Amerikane e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve e pranoi se kutitë e testimit kanë defekte dhe një pjesë e të dyshuarve si të infektuar nga koronavirusi nuk janë testuar. Njoftimet e fundit se në korrik të vitit 2019 u mbyll Instituti i Sëmundjeve Infektive i Forcave Tokësore Amerikane në Fort Detrick i kanë shtuar dyshimet ndaj ShBA-së.

Ditët e fundit instituti kërkimor kanadez “Global Research” publikoi një artikull nga autori Larry Romanoff, ku thuhet: “Zbulimet e fundit tronditëse a tregojnë se virusi buron nga ShBA-ja?”. Duke iu referuar analizave të bëra nga virologët tajvanezë për virusin që po përhapet në Iran dhe Itali, renditja gjenetike e publikuara nga të dy vendet ndryshojnë nga ajo e gjetur në Kinë, gjë që do të thotë se virusi në këto dy vende nuk vjen nga Kina. Në artikull vihet në dukje gjithashtu se, për shkak se mediet perëndimore përqendrohen mbi Kinën, shumë njerëz mendojnë se koronavirusi i kësaj here u përhap nga Kina, “por tani ky përfundim duket i gabuar”.

Pas shpërthimit të epidemisë, sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit Mike Pompeo e quajti COVID-19 “koronavirusi i Wuhan-it”, senatori republikan Tom Cotton hamendësoi se virusi “është shkaktuar nga një laborator bio-kimik në Wuhan”, “Wall Street Journal” botoi një artikull me diskriminim racial ndaj kinezëve dhe folësi i emisionit të lajmeve të televizionit amerikan “Fox” Jesse Watters tha në mënyrë absurde që Kina duhet t’i kërkojë ndjesë botës. Disa politikanë dhe medie amerikanë, duke u bazuar mbi mendësinë e Luftës së Ftohtë dhe diskriminimin, përbaltin dhe shantazhojnë Kinën. Por, ata nuk mund të paraqesin asnjë dëshmi, fjalët e tyre janë fabrikime pa bazë faktesh.

Më 26 janar, revista “Science” botoi një artikull me titull “Ndoshta tregu i frutave të detit të Wuhanit nuk mund të jetë vendburimi i koronavirusit të tipit të ri”, duke cituar mendimin e Daniel Lucey, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin Georgetown të Shteteve të Bashkuara, sipas të cilit “13 persona nuk kanë fare lidhje me këtë treg, ky nuk është një numër të vogël.” Ai beson se, po të ishte kështu, koronavirusi i tipit të ri mund ta ketë origjinën diku tjetër. Zhong Nanshan, një ekspert me autoritet i sëmundjeve të frymëmarrjes në Kinë, gjithashtu theksoi kohët e fundit se, megjithëse virusi së pari u shfaq në Kinë, por jo domosdoshmërisht e ka origjinën nga Kina.

Burimi i virusit është një çështje shkencore dhe kërkon mendim profesional. Disa politikanë amerikanë injorojnë kërkimin shkencor dhe trillojnë thashetheme që të shfajësojnë të tjerët pa bazë, por ata nuk lejojnë që të pyeten bazuar në logjikë dhe fakte. Kjo është një praktikë tipike standardi të dyfishtë.

Shpresohet që Shtetet e Bashkuara, ndërsa bëjnë një punë të mirë në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, do të bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare bazuar në parimet shkencore, profesionale dhe racionale, për të sqaruar çështjen kryesore të burimit të virusit, do t’u përgjigjen pyetjeve të publikut me fakte dhe do t’i japin botës një shpjegim.