Nishani zëvendëson Ina Ramën, ja katër kandidatët për kryeprokuror

475
Sigal

Kryeprokurori/ Presidenti fillon zyrtarisht procedurat për zëvendësimin e Ina Ramës

Kreu i shtetit zhvilloi dje takime me krerët e grupeve parlamentare në kuadër të konsultimeve mbi emërimin e kreut të ri të organit të akuzës. Ndonëse partitë ndajnë qëndrime të ndryshme lidhur me përfundimin e mandatit të Ina Ramës, kreu i shtetit duket se nuk ka dyshim se 23 nëntori është dita e fundit në detyrë e Ina Ramës. Në këtë fazë të procesit, ka nisur edhe përfolja e kandidatëve kryesorë që mund të emërohen në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit. Emri më i lakuar për momentin është Adnor Shameti, jurist në profil i angazhuar në fushën akademike. Një tjetër emër i lakuar së tepërmi është kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla, edhe ai me profesion jurist dhe me detyra të mëparshme si prokuror në Tiranë dhe në Fier. Një tjetër emër i përfolur nga radhët e gjyqësorit është Sandër Simoni, gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ndërkohë nga vetë organi i akuzës, kandidatura që konsiderohet e mundshme është ajo e Adnand Kosovës, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme me një karrierë të pasur dhe të suksesshme në krijimin dhe drejtimin e prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kryeprokurori i ri, Wolfarth: Rëndësi ka emri, jo data

Zgjedhja e Kryeprokurorit duhet të jetë një proces brenda kornizave ligjore. Ideale do të ishte të gjendej një emër konsensual. Nuk është me rëndësi emri, por të jetë një person me integritet, tha Wollfarth.

Rama: Nishani, vartës i Berishës, po shkel ligjin me shkarkimin e Ina Ramës

Berisha lëshoi vartësin e tij në Presidencë për të shkarkuar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin kryeprokuroren. Por Prokurorja e Përgjithshme nuk mund të shkarkohet para datës 23 maj, këtë e thotë Kushtetuta dhe ligji, tha Rama.