Nishani: Rëndësia e kompromisit, në funksion të integrimit europian

442
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka deklaruar sot se deri ditën e tij të fundit në zyrën e kreu të shtetit, do të vazhdojë të ndërmarrë përpjekjet për të ridimensinuar rëndësinë e kompromisit në çështjet e ndërtimit të shtetit, ndërtimit të demokracisë në funksion të integrimit europian.

Deklarata e tij u bë nga Prishtina, gjatë një takimi me homologun kosovar Hashim Thaçi, ku të dy iu përgjigjën pyetjeve nga gazetarët.

“Gjatë zhvillimeve në kontekstin politik, – tha Nishani, – unë kam ndërmarrë deri në ditët e fundit, përpjekjet e mia për të ridimensuar rëndësinë e kompromisit në çështjet e ndërtimit të shtetit, ndërtimit të demokracisë, në funksion të integrimit europian. Situata që kemi në Shqipëri ne nuk e ndihmon procesin, por ne nuk e ndalojmë procesin, se ai është një zgjedhje e shumicës dërrmuese dhe jo e politikanëve.’
Sigal