Nishani në Korçë nderon me titullin “Nderi i Kombit” Universitetin “Fan Noli”

465
Presidenti i Republikës Bujar Nishani,ditë e sotëme nderon me titullin “Nderi i Kombit” Universiteti “Fan Noli” për kontribut të shquar në zhvillimin e arsimit, kulturës dhe shkencave.

Kreu i shtetit ka vlerësuar kontributin ndër vite të stafit akademik, që me pasion dhe përkushtim hodhën themelet e këtij institucioni, ndërsa ka theksuar se rruga e përparimit të vendit është e pandalshme dhe arsimi e dija janë në themel të të gjitha përpjekjeve. 
Në këtë ceremoni të vecantë Dekorata i është dorëzuar rektorit të Universitetit të Korçës, Gjergji Mero.

Universiteti i Korçës u krijua ne 7 janar të vitit 1992, mbi bazën e Institutit të Lartë Bujqësor të Korçës që ekzostonte që prej vitit 1971, me tre fakultete. Atë të Bujqësisë, Mësuesisë dhe Ekonomikut, ndërsa në vitin 1994 mori emrin e poetit, përkthyesit e diplomatit “Fan Stilian Noli”.
Sigal