Nishani: Meta nuk shkarkohet, lojë e pisët e mazhorancës. Daiu: Basha të mos shkëputet nga qytetarët

586
Sigal

Ish-Presidenti Bujar Nishani tha në studion e emisionit “Aktualitet”  me gazetarin Bejdo Malo, tha se Ilir Meta nuk do të shkarkohet nga detyra e Kreut të Shtetit duke argumentuar se e gjithë ajo çfarë flitet është një zhurmë e pistë e mazhorancës.

“Nuk do të shkarkohet Presidenti, kjo është vetëm një zhurmë e pistë. Nuk e shkarkon Parlamenti Presidenti por Gjykata Kushtetuese, sa për këtë të fundit, e dimë të gjithë se ka 3 vite që është jo funksionale”.

Nishani foli edhe për marrëdhëniet që ka me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, me të cilin tha se takohet shpesh, si dhe përmendi disa nga pikat e tij të forta.

“Jemi takuar shpesh, para disa ditësh ishim në një nga forumet më të larta të partisë. Besoj plotësisht në objektivat e Lulzim Bashës dhe të Partisë Demokratike por edhe të aleancës së madhe të opozitës politike në vend. Besoj tek kauza e saj. Basha jo vetëm që dëgjon, por merr edhe çfarë i duket e drejtë nga bashkëbiseduesit. Ka një avantazh të madh që është mosha e re, energjia e re, por edhe bashkëpunimi, kultura dhe alenca që e karakterizon e karakterizon qoftë me aleatët qoftë me qytetarët dhe mbështetësit”, tha Nishani në “Aktualitet”.

Sonila Tanku Daiu tha se është qesharake që në politikën shqiptare nuk respektohet qëndrimi ndryshe, ndërsa shtoi se Basha nuk duhet të shkëputet për asnjë çast nga qytetarët dhe aleanca me ta.

“Është qesharaka se si nuk respektohet qëndrimi ndryshe. Basha duhet të qëndrojë fort dhe afër elektoratit dhe qytetarëve në tërësi”, tha Daiu.