Nishani, Meta dhe Bushati takojnë Mogherini: Shqipëria faktor stabiliteti

410
Sigal

Presidentin Bujar Nishani, Kryeparlamentari Ilir meta dhe Ditmir Bushati, Minsitri i Jashtëm,  takuan dje Ministren e Punëve të Jashtme Federica Mogherini. Presidenti Nishani u shpreh se, Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kërkoi që Italia, në kuadër të politikës së saj aktive në Ballkanin Perëndimor, të bëhet pjesë e Procesit të Brdo-Brijunit, një nismë, fryma e së cilës është zbatimi i projekteve rajonale të zhvillimit me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Ndërsa Ilir Meta vlerësoi partneritetin e shkëlqyer strategjik midis dy vendeve dhe shprehu besimin, se Italia do të bëjë përpjekjet maksimale për të mbështetur një lidhje më të fortë të Shqipërisë dhe rajonit me Bashkimin Europian gjatë presidencës italiane.

Meta dhe Mogherini vlerësuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndër parlamentare midis dy vendeve. Ndërsa Bushati bëri të ditur se: “diskutuam edhe mbi ngjarjet e fundit në rajon duke qenë se vizita e koleges bëhet në kuadër të presidencës italiane sikundër edhe zhvillimet në vendet e partneritetit lindor përkatësisht Ukrainës apo situatën e fundit në Lindjen e Mesme edhe për shkak të angazhimit të qartë të Italisë dhe konkretisht Ministres së Punëve të Jashtme”.