Nishani mbledh të premten Këshillin e Sigurisë për arrestimin e Balilit

453
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka marrë vendimin që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të mosarrestimit ende të të shumëkërkuarit Klemend Balili. Kjo mbledhje do të mbahet të premten në orën 12:00.
Vendimi erdhi pas shqetësimit të ngritur zyrtarisht nga Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, i cili i ka dërguar një letër Presidentit Bujar Nishani në lidhje me këtë çështje.
Institucioni i Presidencës disa ditë më parë tha se kjo kërkesë vlerësohet serioze, pasi ajo paraqitet nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, si dhe për shkak të problematikave që parashtrohen, të cilat kanë të bëjnë me:
– Rrezikshmërinë e lartë shoqërore të shtetasit Klement Balili, përcjellë nga organet kompetente shqiptare apo ndërkombëtare.
– Shqetësimin e partnerëve tanë të SHBA dhe të tjerë ndërkombëtarë, të cilët paraqesin rezerva në drejtim të punës së organeve tona përgjegjëse për shkak të mosndalimit të tij në kohë dhe zbatimit të detyrimeve të përcaktuara në akte ndërkombëtare dhe legjislacioni vendas.
– Si dhe rrezikut që egziston, tashmë, nga mosveprimi i agjencive ligjzbatuese të vendit tonë, në drejtim të goditjes ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme apo dhe bazave të tyre që mund të kontrollohen nga njerëz të politikës dhe shtetit.
Për këto arsye Presidenti i Republikës në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit me qëllim dëgjimin e të gjitha argumenteve të parashtruara në kërkesë si dhe duke i analizuar dhe duke këshilluar me të gjithë anëtarët e Këshillit.
Sigal