Nishani firmos rishpërndarjen e numrit të gjyqtarëve në gjykata, ja lista

490
Sigal

Presidenti Nishani, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Eduart Halimi ka firmosur shpërndarjen e re të gjyqtarëve në gjykatat. Në territorin e Republikës së Shqipërisë, numri i gjyqtarëve në gjykatat e rretheve gjyqësore është si më poshtë:

1. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Berat, 10 gjyqtarë,

2. Në Dibër, 4 gjyqtarë.

3. Në  Durrës, 17 gjyqtarë.

4. Në  Elbasan, 14 gjyqtarë.

5. Në Fier, 14 gjyqtarë.

6. Në Gjirokastër, 6 gjyqtarë.

7. Në Kavajë, 4 gjyqtarë.

8. Në Korçë, 14 gjyqtarë.

9. Në Krujë, 4 gjyqtarë.

10. NëKukës, 4 gjyqtarë.

11. Në Kurbin, 4 gjyqtarë.

12. Në Lezhë, 5 gjyqtarë.

13. Në Lushnjë, 5 gjyqtarë.

14. Në Mat, 4 gjyqtarë..

15. Në Përmet, 4 gjyqtarë.

16. Në Pogradec, 4 gjyqtarë.

17. Në Pukë, 4 gjyqtarë.

18. Në Sarandë, 6 gjyqtarë.

19. Në Shkodër, 14 gjyqtarë.

20. Në Tiranë, 76 gjyqtarë.

21. Në Tropojë, 4 gjyqtarë.

22. Në Vlorë, 14 gjyqtarë.

Numri i gjyqtarëve në gjykatën e shkallës së parë për Krime të Rënda Tiranë është 16 gjyqtarë.

Në territorin e Republikës së Shqipërisë, numri i gjyqtarëve në gjykatat administrative të shkallës së parë është si më poshtë:

1. Në gjykatën administrative të shkallës së parë Tiranë, 16 gjyqtarë.

2. Në Durrës, 4 gjyqtarë.

3. Në Shkodër, 4 gjyqtarë.

4. Në Vlorë, 4 gjyqtarë.

5. Në Korçë, 4 gjyqtarë.

6. Në Gjirokastër, 4 gjyqtarë.

Në territorin e Republikës së Shqipërisë, numri i gjyqtarëve në gjykatat e  apelit është si më poshtë:

1. Në gjykatën e apelit Durrës, 13 gjyqtarë.

2. Në Gjirokastër, 6 gjyqtarë.

3. Në Korçë, 6 gjyqtarë.

4. Në Shkodër, 10 gjyqtarë.

5. Në Tiranë, 31 gjyqtarë.

6. Në Vlorë, 12 gjyqtarë.

7. Në gjykatën e apelit për Krime të Rënda, 11 gjyqtarë.

8. Në gjykatën administrative të apelit Tiranë, 7  gjyqtarë.

Në territorin e Republikës së Shqipërisë, gjykatat administrative organizohen në 6 gjykata të shkallës së parë dhe 1 gjykatë apeli. 6 gjykatat administrative të shkallës së parë kanë kompetencë tokësore dhe seli qendrore të ushtrimit të veprimtarisë së tyre, si më poshtë:

1. Gjykata administrative e shkallës së parë Tiranë, ka kompetencë tokësore në rrethet: Bulqizë, Dibër, Krujë, Laç, Mat dhe Tiranë, me seli qendrore në Tiranë;

2. Gjykata administrative e shkallës së parë Durrës, ka kompetencë tokësore në rrethet: Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin, Durrës dhe Kavajë, me seli qendrore në Durrës;

3. Gjykata administrative e shkallës së parë Shkodër, ka kompetencë tokësore në rrethet Lezhë, Mirditë, Kukës, Has, Pukë, Malësi e Madhe, Shkodër dhe Tropojë, me seli qendrore në Shkodër;

4. Gjykata administrative e shkallës së parë Vlorë, ka kompetencë tokësore në rrethet Berat, Skrapar, Kuçovë, Fier, Mallakastër, Lushnjë dhe Vlorë, me seli qendrore në Vlorë;

5. Gjykata administrative e shkallës së parë Korçë, ka kompetencë tokësore në rrethet Devoll, Kolonjë, Bashkinë Leskovik, Korçë dhe Pogradec, me seli qendrore në Korçë;

6. Gjykata administrative e shkallës së parë Gjirokastër, ka kompetencë tokësore në rrethet Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Delvinë dhe Sarandë, me seli qendrore në Gjirokastër.

7. Gjykata Administrative e Apelit, me seli në Tiranë, ka kompetencë tokësore në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.