Nis protesta e PD e kryesuar nga të rinjtë me shashka e tymuese kunder qeverisë

389
Mbështetës të rinj dhe simpatizantë të Partia Demokratike kanë nisur sot protestën e radhës kundër qeverisë.
Kjo është protesta e 3 e opozitës brenda një harku kohor prej 2 javësh që prej protestës së 8 dhjetorit përpara kryeministrisë dhe asaj të 17 dhjetorit përpara Parlamentit.
Protesta e sotme drejtohet nga të rinjtë e PD, ku kreu i FRPD, Belind Këlliçi do të mbajë fjalën e parë, ndërsa skenari do të jetë i njëjtë me atë të 17 dhjetorit, ku deputetet e PD do të vijojnë debatet dhe diskutimet në Parlament.
Protestuesit mbajnë vuvuzela dhe pankarta në duar kundër qeverisë. Ata kanë hedhur dhe shashka e tymuese.
10:30 Protestuesit fillojnë të hedhin tymuese dhe shashka
Ora 10: 20 Policia rrethon godinen e Parlamentit
Forcat të shumta policie kanë rrethuar godinën e Parlamentit, ndërsa protestuesti qëndrojnë përballë tyre me pankarta në duar dhe vuvuzela.
Ora 10:00 protestuesit nisen nga selia e PD
Protestuesit të cilet janë kryesisht të rinj janë mbledhur përpara selisë së PD dhe më pankarta në duar “Stop Ramës”, “Rama ik” i janë drejtuar ambienteve të jashtme përpara Kuvendit.
Të rinjtë mbajnë në duar pankarta të ministrave të cilët janë të shenjëstruar nga PD, si ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri apo edhe ajo e Arsimit, Lindita Nikolla.
Sigal