Nikolla “blindon” Kuvendin: 100 mijë euro për skaner, urë dhe dedektor

114
Sigal

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolli hap tender 120 mln. lekë për sigurinë e “baballarëve të kombit” duke blerë pajisjet më të fundit të kontrollit për hyrjen në Kuvend. Nuk dihet arsyeja se nga kush kanë frikë të zgjedhurit e popullit, por me këto para do ishte më mirë të bliheshin skanera dhe pajisje për spaitalet, ku qytetarët presin me muaj të tëra për të bërë një analizë diagnostikuese

Qytetarët e thjeshtë sorollaten në spitale të bëjnë analiza, skanera , por deputetët nuk do e kenë këtë problem, pasi Lindita Nikolla me paratë e taksapaguesve blen “skanera” për të kontrolluar ligjvënësit

Kuvendi i Shqipërisë po “blindohet”. Kryetarja Lindita Nikolla ka hapur një tender për të blerë mjete sigurie. Nga se ka frikë? Për ndonjë protest, revoltim i deputetëve në javët në vijim?

Apo për të mbrojtur “baballarët e kombit”? Normalisht, ata duhen mbrojtur, por të shpenzosh një shumë prej 100 mijë eurosh është e tepërt. Madje, do të blihen “skanera” për të kontrolluar çdokënd për të parandaluar ligjvënës apo persona të tjerë të fusin sende të paligjshme në ambientet e Kuvendit.

Por nëse qytetarët e thjeshtë sorollaten në spitale të bëjnë analiza, skanera apo rezonanca, një gjë e tillë “bëhet” në ambientet e Kuvendit, vetëm e vetëm që këta shtetarë të jenë të sigurtë.

Përveçse kanë trajtime me rrogë të majme, dieta, telefon apo benefit të tjera, Kuvendi shpenzon të tjera para’ për një skaner.

Madje, me një shumë të majmë, e cila fare mirë mund të kishte shërbyer për riparime shkollash, spitalesh apo të tjera institucione utilitare.

Shpallja e tenderit për vendosje skaneri për sallën plenare të Kuvendit.

Sipas dokumenteve që disponon BoldNeës, Kuvendi ka hapur një procedurë me objekt “F.V Skaner + urë dhe dedektorë për sallën plenare”. Fondi limit për këtë tender është plot 10.000.000 lekë.

Mësohet se ky detektor do të vendoset në hyrje të sallës plenare për të kontrolluar çdokënd që mund të rrezikojë jetën e ligjvënësve tanë. Ose do të kontrollojë pikërisht këtë “baballarë”, të cilët duket se e kanë ndritur me gjëra të tjera.

Zonja Nikolla, apo persona të tjerë, që kanë bërë këtë tender, përse nuk shkojnë për ndonjë punë publike këto para’? Përse me taksat e shqiptarëve po blihen objekte të kota, kur farë mirë mund të bliheshin pajisje mjekësore për spitalet publike?