Kryetari i Kuvendit përshëndeti miratimin e rezolutës së Kuvendit për procesin e anëtarësimit në BE duke e cilësuar si riafirmim të rolit dhe përgjegjësisë tw Kuvendit në mbikëqyrjen e procesit të negociatave. Sipas tij përafrimi i legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian në funksion të ndërtimit të një shteti më të fortë, më demokratik dhe më europian.
Peleshi: Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancë plenare, me 114 vota pro, Rezolutën për avancimin e procesit të integrimit europian të vendit, duke rikonfirmuar vullnetin e përbashkët politik dhe institucional për ta çuar përpara rrugën europiane të Shqipërisë.
Përmes kësaj rezolute, Kuvendi riafirmon rolin dhe përgjegjësinë e tij në mbikëqyrjen e procesit të negociatave, si dhe forcimin e kontrollit parlamentar dhe përafrimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian në funksion të ndërtimit të një shteti më të fortë, më demokratik dhe më europian.
Integrimi në familjen europiane mbetet projekti ynë më i madh kombëtar dhe një angazhim i përbashkët për të ardhmen e Shqipërisë dhe të qytetarëve të saj.




















