Ngjela: Negociatat hapen me qeveri të re

615
Avokati dhe politikani Spartak Ngjela, teksa ka folur për rekomandimin e KE-së, dorëzuar Shqipërisë dhe Maqedonisë për çeljen e negociatave me BE-në, ka shprehur bindjen se është 100% e sigurt se negociatat do të hapen në qershor. I ftuar në emisionin “Byro Politike”, krahas bindjes për hapjen e negociatave, Ngjela ka thënë se duke njohur politikën e jashtme, negociatat do të hapen pa këta që ne sot i kemi në krye. Sipas analizës së tij, kjo është një ndër kushtet. “Deri në qershor do të kemi evente të rëndësishme politike. Për mendimin tim negociatat 100% do të hapen në qershor, por jo me këta. Këto shenja janë. Unë duke e njohur politikën e jashtme dhe atë që pashë, pra mënyrën se si Merkel priti kryeministrin Rama, analizoj se kjo mund të jetë një ndër kushtet. Pra mazhoranca nuk bie, por ata që janë krye po”, u shpreh Ngjela, duke kërkuar edhe një herë largimin e Ramës si kryeministër.
Sigal