Ngjarja e rëndë në Bulqizë, Presidenti Meta vizitë vajzës së mbijetuar në spital: Gjendja e Meritës është e mirë. Do jem gjithmonë pranë tyre

362
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shkuar sot në spitalin e Traumës për të vizituar vajzën e mbijetuar të familjes Tola, nga Bulqiza.

Meta bëri të ditur se gjendja e 16-vjeçares, Merita Tola është e qëndrueshme dhe mjekët po punojnë për ta mbajtur gjendjen e saj të stabilizuar.

“Për fat të mirë gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqiza është e mirë dhe e qëndrueshme dhe mjekët po bëjnë një punë shumë të mirë, për ta mbajtur jashtë çdo rreziku. Ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj dhe me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Tola dhe gjithë komunitetit të Bulqizës. Do jem gjithmonë pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme dhe të pangushëllueshme”, tha Presidenti Meta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Guri, në Ostren të Madh të Bulqizës, ku Merita Tola 16-vjeç ka humbur nënën 40-vjeç, vëllain 22-vjeç dhe vajzën 13-vjeç.