Nga Xhaçka, Krifca, Kushi dhe Ekonomi,zbardhet pasuria e ministreve të shkarkuara

59
Sigal

Ndërkohë që qeveria verifikon stilin e jetesës së qytetarëve të varfër, ja si të dhënat nxjerrin zbuluar zyrtarët që trefishuan pasuritë me apartamente në Dhërmi, investime strategjike, makina, biznese por edhe sallone bukurie në emër të të afërmve, aksioner në shkolla dhe projekte agrumesh në Jug të Shqipërisë. Xhaçka dhe Krifca me dosje në SPAK, për milionat e bregdetit dhe telashet me fondet e BE për bujqësinë

Nga Xhaçka te Krifca e Kushi, zbardhet pasuria e ministreve që shkarkoi Rama; apartamente në Dhërmi, makina dhe biznese

Ndërkohë që qeveria verifikon stilin e jetesës së qytetarëve të varfër, ja si të dhënat nxjerrin zbuluar  zyrtarët që trefishuan pasuritë

  • Të dyja me dosje në SPAK/ Pas postit të ministres, Xhaçka rrezikon mandatin e deputetes; Krifca në telashe me fondet e BE.

Dy prej ministreve të larguara sot nga qeveria, duket se do të përballen me telashe. Edi Rama foli mbi një orë e gjysmë në Asamble dhe brenda 1 minute njoftoi ndryshimet në qeveri. Kryeministri as nuk u përmendi emrat të larguarve, por foli vetëm për prurjet e reja. 3 ministret që u “hodhën në rrugë” janë Olta Xhaçka, Frida Krifca dhe Evis Kushi. Teksa kjo e fundit do të mbetet vetëm deputete, dy të tjerat do kenë telashe.

Olta Xhaçka është ajo, e cila rrezikon të përballet me një vjeshtë të ftohtë. Përveç mandatit të ministres, ajo rrezikon mandatin e deputetes. Kuvendi nisi punimet dhe do të rihapet çështja e konfliktit të interesit me shpalljen e burrit investitor strategjik. Rama e mbrojti prej një viti, por u dhanë sinjale se e ka lëshuar dhe Xhaçka mund të mbetet pa mandat deputeteje. Por kjo do i shtonte akoma më shumë telashet, sepse ajo është nën hetim nga SPAK. Prokuroria e ka marrë disa herë në pyetje për aferën me bazën detare të Sarandës, e cila u privatizua nga Xhaçka kur ishte ministre e Mbrojtjes. Kjo dosje rrezikon ta dërgojë atë para drejtësisë.

Të njëjtin fat rrezikon edhe Frida Krifca. Kjo e fundit nuk është fare deputete dhe tani ka mbetur pa post. Por njësoj si Xhaçka, ka një dosje të hapur në SPAK. Bëhet fjalë për skandalin e abuzimeve me fondet e BE. Brukseli bllokoi fondet IPARD dhe ka në padi në SPAK.

Vetë Rama para se të përmendte emrat, e bëri të qartë se të gjithë që kanë vjedhur do shkojnë në SPAK dhe duket se ministret i hodhi në “gojën” e drejtësisë së re.

Zbardhet pasuria e ministreve që kryeministri Edi Rama largoi nga qeveria. Edi Rama ka larguar Delina Ibrahimaj nga Ministria e Financave duke emëruar në këtë post Ervin Metën. Ibrahimaj ka kaluar ministre shteti për Sipërmarrjen, duke zëvendësuar Edona Bilalin. Po ashtu është shkarkuar Olta Xhaçka. Ministër i Jashtëm është emëruar Igli Hasani. Xhaçka ka mbetur pa post.

Frida Krifca është shkarkuar si ministre e Bujqësisë. Aty u emërua Anila Denaj. Po ashtu është shkarkuar ministrja Evis Kushi dhe te Arsimi kaloi Ogerta Manstriliu. Te Shëndetësia ka shkuar Albana Koçiu. Rama ka emëruar Ardian Maznikun, ministër shteti për Pushtetin Vendor. Ministria e Shërbimeve, e drejtuar nga Milva Ekonomi u shkri.

“Pamfleti” ka siguruar deklarimet e pasurive të ministrave të shkarkuar. Olta Xhaçka është ndër emrat që ka një pasuri relativisht të lartë. Ajo ka deklaruar prona të patundshme dhe makinë të shtrenjtë. Po ashtu në lojë hyn dhe burri i saj, që është investitor strategjik.

Nuk mbetet pas as Frida Krifca, e cila ka deklaruar apartamente në Dhërmi. Ajo shprehet se e ka ndërtuar me hua nga miqtë. Pasuria e Evis Kushit dhe e Milva Ekonomit është më modeste. Mund t’i shihni më poshtë deklarimet e 4 ministreve të shkarkuara:

Deklarimet e ministreve të shkarkuara

Pasuria e Frida Krifcës

Vitit 2017

-Pronare 100% e një dyqani në Tiranë me vlerë 160 000 dollarë dhe me sipërfaqe 36 m2. Pasuria e krijuar në vitin 2013 nga kursimet dhe familja.

-Pronare 100% e një apartamenti në Dhërmi me vlerë 71 955 euro, me sipërfaqe 78.4 m2 si dhe me verandë me sipërfaqe 3.1 m2. Pasuria e krijuar në vitin 2012, me kursime dhe hua nga miqtë.

-Pronare 100% e një apartamenti në Tiranë me vlerë 223 500 euro dhe me sipërfaqe 149 m2, të blerë në vitin 2016. Burimi i krijimit të pasurisë, kursimet, një pjesë e të ardhurave nga shitja e një shtëpie të vjetër dhe me kredi.

Gjendje 800 000 lekë të mjeteve monetare në cash.

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me gjendje 17 247.64 dollarë.

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me gjendje 408.42 euro.

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me gjendje 23 407.31 lekë.

Kredi bankare për shtëpi në vlerën 130 000 euro, me afat 10 vjet dhe interes Eurolibor 2.9% dhe me këst mujor 1 334.55 euro. Detyrimi financiar i mbetur pa shlyer është 115 878.43 Euro.

Bashkëjetuesi Z.Erti Lutaj, gjendje 450 000 lekë të mjeteve monetare në cash.

Bashkëjetuesi Z.Erti Lutaj, pronar 100% i një automjeti me vlerë 4 000 Euro, tip Jeep Cherokee, të blerë në vitin 2005 me kursimet.

Të ardhura në vlerën 32 000 lekë nga qiraja mujore e dyqanit në Tiranë (këtu përfshihet edhe tatimi në burim që e paguan qiramarrësi për llogari të qiradhënësit).

Viti 2018

1) Shtuar me 886 517.69 lekë llogaria bankare në lekë. Burimi i të ardhurave nga paga, qiratë si dhe llogaria e mbyllur gjatë vitit 2018.

2) Pakësuar me 276 873.15 lekë llogaria, e cila është mbyllur dhe balanca pozitive është transferuar në llogarinë e re në lekë të përmendur më lart.

3) Shtuar me 1 720.86 euro llogaria bankare në euro, nga transferimi i gjendjes pas mbylljes së llogarisë në euro.

4) Pakësuar me 242.96 dollarë llogaria në euro, e cila është mbyllur gjatë vitit 2018. Paratë janë transferuar në llogarinë e re në euro të përmendur më lart.

5) Shtuar me 5 060.10 Dollarë llogaria e re bankare në dollarë, me paratë e transferuara pas mbylljes së llogarisë së parë në dollarë.

6) Pakësuar me 10 573.47 dollarë llogaria në dollarë, e cila është mbyllur gjatë vitit 2018 dhe balanca pozitive është transferuar në llogarinë e re në dollarë të përmendur më lart.

7) Kartë krediti MC Revolving Card me vlerë limit 4 000 euro, e cila përdoret vetëm për qëllime të institucionit. Detyrimi i mbetur për t’u paguar në 31.12.2018 është 1 359.52 Euro.

8) Bashkëjetuesi Z.Erti Lutaj, shtuar me 59 500.15 lekë gjendja në llogarinë bankare.

9) Bashkëjetuesi Z.Erti Lutaj, ka dhuruar automjetin tip Jeep Cherokee më 07.12.2018.

10) Bashkëjetuesi Z.Erti Lutaj, ka shlyer tërësisht overdraftin prej 200 000 lekësh të marrë në vitin 2017.

Viti 2020

Të ardhura neto në vlerën 1 322 714.80 lekë nga paga si Drejtoreshë e Përgjithshme e AZHBR-së.

Bashkëjetuesi Z.Erti Lutaj, të ardhura në vlerën 7 588 646 lekë si person fizik me NIPT L91912002K, themeluar në 12.07.2019, me objekt aktiviteti marrje-dhënie me qira dhe shërbime marketingu.

Llogari bankare me gjendje 324 917.71 lekë.

Llogari bankare me gjendje 752.99 euro.

Llogari bankare me gjendje 3 032.86 dollarë.

Kartë krediti MC Revolving Card me limit 4 mijë Euro, për të cilën subjekti ka një detyrim prej 907.04 eurosh për të shlyer.

Bashkëjetuesi Z.Erti Lutaj, llogari bankare si person fizik me NIPT L91912002K me gjendje 3 555 302.26 lekë.

Bashkëjetuesi Z.Erti Lutaj, llogari bankare si person fizik me NIPT L91912002K me gjendje 9 949 lekë.

Bashkëjetuesi Z.Erti Lutaj, shtuar tokë are me vlerë 30 000 euro me pjesë takuese 3/11 ose 3 000 m2, nga sipërfaqja totale prej 11 000 m2. Pasuria është krijuar më 15.10.2020, sipas kontratës me çmim 10 euro/m2.

Pasuria e Olta Xhaçkës

Deklarimet ndër vite

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2010, Olta Xhaçka deklaronte kursime prej 15 mijë dollarësh [rreth 1.5 milionë lekë], ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria kap vlerën e 5.9 milionë lekëve. Në fund të vitit 2018, pasuria e paluajtshme deklarohet në vlerën e 2.2 milionë lekëve, ndërsa pasuritë e luajtshme në vlerën e 3.6 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 37 milionë lekë, nga të cilat 52% burojnë nga paga e Znj. Xhaçka, ndërsa të ardhurat nga paga e bashkëshortit deklarohen në masën e gati 5%. Rreth 32% e të ardhurave kanë si burim të deklaruar kontratat e qirasë në emër të bashkëshortit, ndërsa 10% e të ardhurave kanë burime të tjera.

Në vitin 2012, Olta Xhaçka deklaron blerjen e një automjeti me vlerë 16,400 euro dhe pagesën e një paradhënie prej 19 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti [nuk deklaron vlerën e plotë të apartamentin, por sqaron se paradhënia është afërsisht 20% vlerës totale]. Si burim për shtesat e aseteve, Znj. Xhaçka deklaron gjendjen cash dhe kursimet e akumuluara deri në atë moment, të cilat janë të pamjaftueshme për të mbuluar shtesat e aseteve me një diferencë prej rreth 581 mijë lekësh. Në deklarimin fillestar të vitit 2010, Znj. Xhaçka deklaron detyrim financiar prej 65 mijë dollarësh ndaj universitetit ku ka kryer studimet në SHBA, me plan shlyerje të kredisë që fillon në janar 2011. Detyrimi nuk shfaqet më në vitet në vazhdim dhe nuk deklarohet të jenë kryer pagesa.

Gjithashtu për blerjen e apartamentit për të cilën ka paguar paradhënie prej 19 mijë eurosh, Znj.Xhaçka deklaron në vitet 2016 dhe 2017 se është në proces marrje kredie. Në vitin 2018 nuk deklarohet ndonjë kredi e marrë apo pagesë e kryer.

Vlen gjithashtu për t’u sqaruar se analiza e pasurisë për Znj. Xhaçka përban pjesërisht të dhëna për pasurinë e bashkëshortit Artan Gaci, i cili ka qenë subjekt deklarues më vete në ILDKPKI dhe prej vitit 2017 deklaron si person i lidhur. Në vitin 2015, Znj. Xhaçka deklaron se në llogarinë e saj bankare janë depozituar përkohësisht të ardhurat nga një kontratë qiraje në emër të Z. Gaci me vlerë 45,220 euro, pa deklaruar më pas nëse kjo shumë është pakësuar nga llogaria e saj.

Deklarimi i 2019

1) Znj. Xhaçka për kontratën e lidhur me kompaninë Agikons Sh.p.k me qëllim blerje të një apartamenti banimi 2+1, në Tiranë, për vitin 2019 nuk ka bërë asnjë pagesë dhe gjendja e detyrimi të pashlyer ka mbetur e pandryshuar.
2) Bashkëshorti, Z. Artan Gaci,për kredinë bankare të marrë në një bankë të nivelit të dytë, ka shlyer në 2019 si principal dhe interesa shumën 7 642.7 Euro (921 764 Lekë). Gjendja e mbetur e detyrimit kundrejt bankës në 31 dhjetor 2019 është 3 225 Euro.
3) Z.Artan Gaci, kredi bankaren në shumën 50 000 Euro (6 750 000 lekë), me qëllim blerje makinë të tipit Land Rover në vitin 2017. Për vitin 2019, është likuiduar detyrimi 9 751.63 euro (1 199 450 lekë) dhe ka mbetur gjendja e pashlyer e detyrimit në shumën 27 755 euro.

Viti 2020

Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, të ardhura në vlerën 5 621 100 lekë nga qiradhënia.

Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, të ardhura në vlerën 1 881 900 lekë nga qiradhënia.

Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, të ardhura në vlerën 705 465 lekë nga ISSH-ja si Subjekt Suplementare.

Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, të ardhura në vlerën 40 000 lekë nga drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si likuidim në kuadër të Paketës Financiare Anti-Covid.

Znj. Xhaçka i ka kaluar të vëllait kundrejt pagesës 19 000 Euro të drejtat reale të pronësisë për apartamentin 2 në Tiranë për të cilin kishte kontratë të lidhur me kompaninë Agikons Sh.p.k., e njëjta shumë e parapaguar nga ajo kontrate e më hershme 2012.

Znj. Xhaçka, ka lidhur kontratë më 01.07.2020 për shitjen e automjetit me vlerë 12 000 euro (1 484 400 lekë).

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me gjendje 7 156.68 euro më 31.12.2020.

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me gjendje 0 dollarë më 31.12.2020.

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me gjendje 400 lekë më 31.12.2020.

Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me gjendje 948 043.86 lekë më 31.12.2020.

Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, paguar kësti i parë në shumën 50 000 euro (6 150 000 lekë), sipas kontratës për blerjen e një apartamenti banimi me sipërfaqe 153m2 verandë, të lidhur më 15.01.2020.

Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me gjendje 7 558.12 euro më 31.12.2020.

Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me gjendje 44 003.3 euro më 31.12.2020.

Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me gjendje 57 909.9 lekë më 31.12.2020.

Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me gjendje 68.35 euro më 31.12.2020.

Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me gjendje 140 622.45 lekë më 31.12.2020.

Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me gjendje 0 lekë më 31.12.2020.

Pasuria e Evis Kushit

Viti 2012

Pronar me 100% i një apartamenti banimi me sip. 71 m2 në vlerën 1 900 000 lekë.

Pronar me 100% i një apartamenti banimi me sip. 99.18 m2 në vlerën 37 700 euro, për të cilin janë paguar 33 000 euro.

Bashkëshorti zoti Florenc Kushi pronar me 100% i një trualli me sip. 500 m2 në Kavajë në vlerën 300 000 lekë.

Llogari bankare në vlerën 387 926 lekë.

Para Kesh (Cash) në vlerën 1 000 000 lekë.

Bashkëshorti zoti Florenc Kushi llogari bankare në vlerën 16 644 lekë.

Viti 2020

Të ardhura në vlerën 290 150 lekë nga paga si ministre për periudhën nga 25 shtator-31 dhjetor 2020.

Të ardhura në vlerën 2 050 799 lekë nga paga si deputete në Kuvendin e Shqipërisë për periudhën janar-shtator 2020.

Të ardhura në vlerën 138 175 lekë nga paga si Pedagoge pranë Universitetit të Elbasanit për vitin 2020.

Të ardhura në vlerën 83 717 lekë nga paga si Pedagoge pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë për vitin 2020.

Bashkëshorti, Z. Florenc Kushi, të ardhura në vlerën 549 669 lekë nga paga si Specialist pranë OSHEE Elbasan, për periudhën janar-shtator 2020.

Bashkëshorti, Z. Florenc Kushi, të ardhura në vlerën 290 208 lekë nga paga si Specialist pranë OST Elbasan, për periudhën shtator-dhjetor 2020.

Bashkëshorti, Z. Florenc Kushi, të ardhura në vlerën 60 000 lekë nga paga si mësues i jashtëm pranë shkollës “Maarif” në Elbasan për periudhën janar-shtator 2020.

Shtesë 191 309 lekë në llogarinë bankare me gjendje 551 425 lekë në 31.12.2020, me burim të ardhura nga paga.

Shtesë 300 345 lekë në depozitën e kursimit me gjendje 3 301 799 lekë në 31.12.2020. Burimi i të ardhurave është nga transfertat e fondeve nga llogaria rrjedhëse e pagës.

Gjendje të mjeteve monetare cash në 31.12.2020, shuma 500 000 lekë si kursime të të ardhurave nga paga në funksionin e ministres, deputetes dhe si pedagoge për vitin 2020.

Bashkëshorti Z.Florenc Kushi, gjendje 0 lekë në llogarinë bankare të pagës në 31.12.2020.

Bashkëshorti, Z. Florenc Kushi, kartë krediti me gjendje detyrimi 0 lekë në 31.12.2020.

Bashkëshorti, Z. Florenc Kushi, gjendje 88 996 lekë në llogarinë bankare të pagës në 31.12.2020.

Pasuria e Milva Ekonomi

Viti 2020                           

Të ardhura në vlerën 1 293 110 lekë nga paga si Deputet pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Të ardhura neto nga pjesmarrjet në Komisionin Parlamentar, 174 250 lekë

Të ardhura në vlerën 74 492 lekë nga interesat bankare të depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, si trashëgimi nga nëna e subjektit dhe nga të ardhurat personale.

Të ardhura në vlerën 73 881 lekë nga interesat e bonove të thesarit pranë një banke të përfituar si trashëgimi nga nëna.

Të ardhura në vlerën 14 Euro nga interesat bankare të një depozite në monedhën Euro pranë një banke të nivelit të dytë.

Vajza Znj. Abi Dobdiba, të ardhura në vlerën 6 232 dollarë nga bursa e studimit Fullbright.

Vajza, Znj. Abi Dodbiba të ardhura neto nga interesat bankare të depozitës në lekë, 1 058 lekë.

Vajza, Znj. Eni Dodbiba të ardhura në vlerën 205 568 SEK nga puna në Suedi, sigurimet shoqërore dhe kthim taksash.

Shtuar me 194 774 lekë gjendja e llogarisë rrjedhëse pranë një banke të nivelit të dytë. Gjendja e llogarisë bankare në 31.12.2020 është 872 499 lekë.

Pakësuar me 48 euro gjendja e llogarisë rrjedhëse pranë një banke të nivelit të dytë. Gjendja e llogarisë bankare në 31.12.2020 është 2 315 euro.

Shtuar me 10 196 lekë gjendja e Credit Card pranë një banke të nivelit të dytë. Gjendja e kartës në 31.12.2020 është 15 340 lekë.

Bono thesari të përfituar si trashëgimi nga nëna me pjesë takuese 50%, me gjendje 5 000 000 lekë.

Depozitë bankare të përfituar si trashëgimi nga nëna me pjesë takuese 50%, me gjendje 2 000 000 lekë, të pandryshuar nga deklarimi i mëparshëm.

Depozitë bankare me gjendje 30 000 euro, të pandryshuar nga deklarimi i mëparshëm.

Pakësuar me 41 064 lekë gjendja e llogarisë bankare e hapur për likuidimin e kredisë bankare. Gjendja e llogarisë në datë 31.12.2020 është 0 lekë.

Pakësuar me 492 lekë llogaria bankare gjatë 2020 me gjendje 0 lekë në 31.12.2020.

Kredi bankare të marrë për blerje banese në zbatim të VKM-së nr.102 datë 05.03.1999 pranë një banke në shumën 2 500 000 lekë. Detyrimi i likuiduar gjatë 2020 është 147 341 lekë. Nuk ka më detyrim për të likuiduar.

Vajza, Znj. Abi Dodbiba, pakësuar me 2 687 dollarë gjendjen e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë. Gjendja e llogarisë në 31.12.2020 është 146 dollarë.

Vajza, Znj. Abi Dodbiba, pakësuar me 10 euro gjendja e llogarisë rrjedhëse në Itali. Gjendja e llogarisë në 31.12.2020 është 74 euro.

Vajza, Znj. Abi Dodbiba, pakësuar me 209 866 lekë gjendjen e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë. Gjendja e llogarisë në 31.12.2020 është 32 048 lekë.

Vajza, Znj. Abi Dodbiba, shtuar me 1 059 lekë gjendjen e llogarisë së kursimit pranë një banke të nivelit të dytë. Gjendja e llogarisë në 31.12.2030 është 1 038 478 lekë.

Vajza, Znj. Abi Dodbiba, llogari rrjedhëse me pjesë takuese 50% me gjendje 0 lekë në 31.12.2020.

Vajza, Znj. Abi Dodbiba, llogari kursimi me gjendje 0 lekë në 31.12.2020.

Vajza, Znj. Eni Dodbiba, shtesë 139 531 SEK në llogarinë rrjedhëse në Suedi me gjendje 223 518 SEK në 31.12.2020.

Vajzat Znj. Eni Dodbiba, llogari rrjedhëse me pjesë takuese 50% me gjendje 0 lekë në 31.12.2020.