Nga gatimi te larja e enëve, Monika Kryemadhin siç nuk e keni parë ndonjëherë

253
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është e pranishme në kampin rinor të LRI-së, të organizuar si çdo vit në Jalë.Kësaj radhe, Kryemadhi është filmuar teksa ka “përveshur” mëngët dhe ka përgatitur darkën për të rinjtë e LRI-së.Ja video ku kryetarja e LSI-së përgatit darkën në kuzhinën e kampit si dhe ia merr valles e këngës me të rinjtë e pranishëm aty. Gjithashtu nuk ka lënë pas as larjen e enëve.

Gjatë kohës së karantinës, kryetarja e LSI-së ka shfaqur jo në pak raste aftësitë e saj si amvisë, teksa ka shoqëruar dhe me video teksa bënte ushtrime fizike në kuzhinën e banesës së saj.