Ballina Politikë Nga foltorja njohim Rudinën e vërtetë

Nga foltorja njohim Rudinën e vërtetë

668
Sigal

Pse habiteni kaq shumë me famën e Rudines që  benë karierë me anën e injorancës sê saj të cilën e promovon me krenari në foltoren më të rendësishme te vendit?!….a nuk jane bërë të gjithë “hajdaret” e atij vëndi të famshēm vetëm duke u bërë  gazi i botes?!

Bëjnë famë me skandale, famë me krimin, famë me korrupsionin dhe famë me pazare dhe lojra interesash….

Nuk është  e vetmja ajo, keni hajdare në të gjitha qoshet e politikës që ulerasin se u ngjall Skenderbeu pas 600 vjetësh dhe i shkoi asaj në gjirin fatlum! Aty e keni keni në  krah të djathtë  të shefit që shkruan fatin e popullit, e shumë e shumë hajdare që po shtohen cdo ditë ?! tashmë ka dale moda ndër shqiptare…

Dilni bëni  skandale fjalësh e veprimesh dhe fati ju vjen tek dera, hiqeni fytyrën dhe lyrën  dhe do të shihni që do udhëhiqni vëndin, prisni dhe pak se do e keni kryeministre dhe mos thoni qe nuk po e themi..

Tashme “rrota” e lyrës së fytyrës është kthyer përseprapthi…një grua me dinjitet, e shkolluar e ditur dhe me klas, që vendi yne i ka dhe nuk i respekton askush, t’ju japin vendin qe j’u takon, por jo, sepse ato nuk i rrine gatitu shefave dhe ata këtë nuk e pelqejne. Ata duan  fyçkat e hajdaret të bëjnë shtet me hajgare, duke bërë  për të qeshur dhe për të qarë gjithë  njerëzinë e paralizuar para ekraneve dhe askush nuk shkulet prej tyre, kenaqen dhe shtyjne fasulet me të  qeshura nga gafat e saj…kjo është e ardhmja e vëndit dhe kështu do shkojë derisa të  jene ato të preferuarat e shefave dallkauker por edhe të  popullit që nuk ndihet.

Dhe thonë  pse po vjeterohet Shqiperia?!!  Do ngelen vetëm të moshuarit dhe hajdutet e servilet, kjo kategori do katandiset në një  të ardhme se të rinjte dhe vlerat e kanë marë rrugën jashtë Shqiperisë, largë pellgut hajdareve e hajdarëve të politikes dhebanditizmit  shqiptar.Nga: Moza Demiri/ Ora News.tv/