Nesho: Nëse McGonigal pranon fajin, SPAK dhe amerikanët duhet ta marrin Ramën të pandehur

13
Sigal

Një ndër emrat e njohur të diplomacisë shqiptare Agim Nesho, njëherësh nënkryetar i Partisë së Lirisë, tha të mërkurën se drejtësia shqiptare dhe vetë amerikanët, të cilët kanë investuar në këtë drejtësi që në datën 22 shtator, nëse do të pranohet faji i McGonigal, duhet ta marrin menjëherë të pandehur kryeministrin shqiptar Edi Rama. Nesho nuk nguroi të hedh dyshime mbi vizitën e gjatë dhe të pazakontë të Ramës në SHBA prej gati një jave, sipas tij të pajustifikuar në të gjitha aspektet. “O vete për të negociuar për të shpëtuar ndonjë gjë për McGonigal ose në kuadrin e “pushimeve” të gjata që bën çdo vit kryeministri në Nju Jork, për të takuar organizatat që e “krehin” edhe e mbajnë në pushtet akoma.” – tha mes të tjerave Agim Nesho. “Këtu ka dy probleme; e para njëherë, problemi moral që nuk ekziston. Ky njeri nuk merr parasysh asgjë përpara mbajtjes së pushtetit të tij dhe kjo gjë nuk e prek. Kështu që moraliteti në Shqipëri nuk ekziston, sidomos në përfaqësuesit e Rilindjes. E dyta është që ajo drejtësi, që ne mendojmë se është e pavarur, SPAK-u duhet të kishte filluar të veprojë ose maksimalisht, për të qenë të pranueshëm dhe që amerikanët, vetë amerikanët, të cilët kanë investuar në këtë drejtësi, të mos dalin bllof dhe që të mos dalin, në datën 22 që do të pranohet faji i McGonigal, menjëherë duhet të marrin të pandehur kryeministrin shqiptar për ngjarjet që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe korrupsionin që ka ndodhur me një zyrtar të lartë të FBI.” – tha ish-diplomati. “…vete kryeministri një javë në Nju Jork dhe takon Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara! E kuptoni se çfarë skandali është ky, i çfarë përmasave?! Që, o vete për të negociuar për të shpëtuar ndonjë gjë për McGonigal dhe me të drejtë Kongresi Amerikan, nga ato indicet që kanë ardhur nga gazetat, nga personalitetet publike “ore, çfarë bën ky njeri?” – tha Nesho.