Nesho flet për protestat në Serbi :Është një revoltë e jashtëzakonshme,në Shqipëri dhe Serbi ka lider anti-europianë

47
Sigal

Diplomati Agim Nesho foli rreth zhvillimeve në Serbi, ku mijëra protestues kërkuan largimin e Vuçiç.

Nesho bëri një krahasim të dy vendeve si Serbia dhe Shqipëria, si të Vuçiç  me Ramën. Sipas tij, dy udhëheqësit janë anti-europianë.

Porsa i përket protestave disamujore në Serbi, diplomati thotë se është një revoltë e jashtëzakonshme, duke e cilësuar si ‘revolta portokalli’ e Ukrainës.

Nesho: Kjo është karakteristika e dy vendeve që janë autokratike. Aq më tepër që dy autokratët, si Rama dhe Vuçiç, bashkëpunojnë dhe kanë bashkëpunuar në të shkuarën e tyre si në projekte thellësisht antieuropiane, siç ka qenë ndryshimi i kufijve, Balkani i hapur etj. Po ajo që është karakteristike për këto regjime autokratike, është që janë vende të korruptuara, janë shtet i lidhur me krimin dhe qytetarët nga dita në ditë po e shikojnë që këto sisteme nuk janë jo vetëm funksionale, por prishin të ardhmen e tyre drejt perëndimit.

Duhet të themi që edhe shoqëria serbe, ka një komponent tepër të fuqishëm që kërkon të futet dhe të aderojë në shoqërinë perëndimore. Nga vlerat e saj dhe nga kontaktet që ka patur deri tani por edhe nga fryma qytetare që tashmë i ka shprehur.

Ju e thatë mirë që ishte një revoltë e përmasave të jashtëzakonshme, ka edhe organizata të cilat monitorojnë grumbullimin, pavarësisht që policia tha se ishin 107 mijë veta, edhe kjo është një numër tepër i madhe. Por kanë arritur numrin deri në 325 mijë veta, që për një shtet si Serbia është tepër e madhe. Në fakt kjo tregon atë shkundjen dhe dobësimin e jashtëzakonshëm të Vuçiç, i cili ka pretenduar tashmë që ky është revolucion portokalli, duke e krahasuar këtë me ngjarjet që kanë ndodhur në të shkuarën në Ukrainë.

Aq më tepër që kërkon në një farë mënyrë të marrë një përkrahje nga Moska.

Moska reagoi sepse edhe lëvizjet e Beogradit ishin të tilla. Dihet që moska është e angazhuar në destabilizimin e Boshnjë-Hercegovinës ka bërë edhe shumë përgatitje ushtarake edhe për shumë paramilitarë në republikën serbska. Në një farë mënyre, Moska e sheh Beogradin si një satelit të sajin, por me interesa për të shfrytëzuar hapësirat që i mundëson Serbia, Republika Serbska, për të shtrirë frekuencat e saja gjeopolitike.