Nesër prezantohet marrëveshja për Reformën Zgjedhore në Komisionin e Ligjeve

277
Pavarësisht propozimit të mazhorancës ndaj opozitës parlamentare për një konsensus reciprok, PS i qëndron vendimit për të zbatuar marrëveshjen e nënshkruar më parë. Mësohet se se ditën e nesërme (10 korrik) në Komisionin e Ligjeve do të prezantohet marrëveshja.
Sigal

Gjithashtu ata shprehën vullnetin politik për të votuar Kodin e ri Zgjedhor në datë 23 korrik. Ndërkohë që respektojnë vendimin e opozitës parlamentare për kërkesat e tyre. Më herët gjatë seancës parlamentare, kreu i grupit socialist parlamentar, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës parlamentare për një konsensus nga ana e tyre për kodin zgjedhor në këmbim me rishikimin e ndryshimeve kushtetuese që ato kërkojnë.