Nesër nis procesi i votimit të anëtarëve të vettingut

454
Nesër nis procesi i votimit te anetareve te organeve te vettingut. Komisioni i posaçëm parlamentar do te mblidhet ne oren 11.00 per te votuar 7 anëtaret e kolegjit te posaçëm te apelimit.
Secili prej anëtareve te komisionit do te votoje nje prej 34 kandidateve qe jane ne gare per keto poste dhe votimi do te behet me nje sistem te ri elektronik, qe garanton fshehtësinë e votës.
Mes 34 kandidateve jane dhe emrat e njohur; Ish-kryeprokurorja Ina Rama, Ish-Kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, Anëtari i KLD Sokol Çomo dhe Sekretarja e Përgjithshme e kuvendit Albana Shtylla.
Ndërsa te enjten do te mblidhet komisioni i posaçëm parlamentar, i cili do te votoje 12 anëtaret e komisionit te posaçëm te kualifikimit dhe komisioneret publike.
Pasi komisionet te përfundojnë kete proces, do te mblidhet parlamenti ne sesion te jashtëzakonshëm per te miratuar me 84 vota njerëzit qe do te bejne vettingun e gjyqtareve dhe prokuroreve.
Por ndërsa parlamenti po punon per ngritjen e organeve te vettingut, pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese per kete ligj. Pas depozitimit te ankimit nga ana e shoqatave te gjyqtareve ende nuk ka nje date se kur do te shqyrtohet kërkesa per shfuqizimin e disa neneve te ligjit.
Sigal