Nesër në orën 09:00 në Institucionin e Presidentit çelet ekspozita për nder të Nënë Terezës, ku do të marrin pjesë Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, dhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani.
Kjo ekspozitë organizohet me rastin e Ditës së Shenjtërimit të Shenjt Terezës.
Ekspozita është një bashkëpunim midis tre institucioneve: Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës si dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Jeni të ftuar të merrni pjesë!




















