‘Nesër do të mbahet Foltorja e Sarandës’, Berisha: Ftoj demokratët të marrin pjesë në takim

160
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, njoftoi mbajtjen e Foltores së Sarandës të premten në orën 17:00.

Takimi do të mbahet në Hotel Mediterranean.

Postimi i plotë:

Nesër, ditën e premte me datën 12 nëntor në ora 17:00 në qytetin e Sarandës në Hotel Mediterranean do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Sarandës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!