Nëse e keni vendosur gishtin më shumë se një herë gjatë votimeve, do përfundoni në prokurori

191
Sigal

Nëse në datën 25 prill, në këtë pajisje që shërbente për identifikimin elektronik të zgjedhësve e ke vendosur gishtin dy herë ose më shumë, do të thirresh në Prokurori për t’u marrë në pyetje mbi arsyen dhe rrethanat pse ka ndodhur kjo.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe nënkomisionerja Lealba Pelinku ishin sot në Lundër për të inspektuar transferimin e të dhënave nga aparaturat e identifikimit elektronik në serverin e KQZ-së.

Sipas tij  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hetojë të gjithë rastet kur një person ka shënjuar gishtin më shumë se një herë në aparatin e indetifikimit elektronik. Celibashi ka thënë se kush kapet në këtë shkelje do të merren masa dhe do të nisin hetimet nga organet kompetente.

Celibashi shton se përjashtuar operatorëve, për të cilët e cilësoi si një problem teknik, përsa i përket rasteve të tjera, personat të cilët kanë vendosur shenjën e gishtit më shumë se një herë do të jenë të detyruar të japin shpjegime.

Celibashi: Qëllimi i pajisjes ishte të regjistronte gjurmët e gishtave të votuesve, ata të cilët kanë dashur ta provojnë për sport e kanë vendosur gishtin disa herë në pajisje do të evidentohen qartësisht dhe do të japin llogari para organeve. Ata të cilët kanë thënë që pajisja nuk ka funksionuar pajisja ka funksionuar shumë mirë. Qëllimi ka qenë të evidentonte shenjat e gishtit të votuesve.

Duhet të shohim numrin total të personave që kanë shënuar më shumë se një herë në këto pajisje, ky numër në raport me raport me rezultatin do të ketë një shqyrtim nga KQZ.

Ata persona do të duhet të japin shpjegime, do hetohet dhe verifikohet. Ka pasur raste dhe shumica e rasteve i përket gjurmës së gishtave të operatorëve, ndoshta jo mirë të trajnuar kanë menduar se nuk do ishte problem nëse e vendosin gishtin disa herë. Nëse do të jetë kështu do të jemi të rastit të janë problem teknik, por me siguri absolute mundet të themi se në rastet kur dikush tjetër e ka vendosur gishtin në më shumë se 1 herë është i detyruar të japi shpjegime, sa më shumë video të tilla të shfaqen aq më shumë do të ndihmojnë hetimin.