Nënkryetarja e LSI në Tiranë ka disa pyetje për ambasadorin: Ja si edhe ju ndihmuat sloganin “kemi votat, bëjmë ç’të duam”

357
Sigal

Nga Brisida Shehaj

Çfarë duan shqiptarët?
Sondazhet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit në 2019 dëshmuan se 63% nuk i besojnë Reformës në Drejtësi.
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në 2020 dëshmoi se mbi 85% e shqiptarëve nuk besojnë në ndëshkimin nga organet e Reformës në Drejtësi.
Këto për dijeni Z. Ambasador.
Ndërkohë, sa dosje të rënda ka Spak në duar? Sa ka vepruar?
Këte a mund t’ua thoni shqiptarëve? Dhe nëse “receta”, që sugjeroni është konsensusi politik, a e dini ju Z. Ambasador se sa herë ka dhënë konsensus, opozita ka patur e ka perballë një mur me slloganin: “Kemi votat, bëjmë ç’duam”?
Muri u forcua edhe nga qëndrimet tuaja Z. Ambasador, ndaj nëse konsensusi është zgjidhja, rrëzoni murin se opozita vullnetin e fjalën ka!
Sa për ata, që bëjnë moral se nuk na dhimbset Shqipëria, duke iu “gëzuar” mosçeljes së negociatave, ka një recetë, heshtja. Sepse sa herë hapin gojën vërtetojnë kujt i shërbejnë. Boll helmuat!