Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili : Skandali i Bashkisë së Tiranës me pronën publike!

222
Sigal

Në një postim në rrjetet sociale, Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas denoncimit të ish-deputetit Balliu.

Balliu ka publikuar sot disa dokumente, që tregojnë se si Bashkia e Tiranës ka marrë trotuaret dhe lulishten e qytetarëve dhe ia ka dhuruar një biznesmeni për të ndërtuar pallatin e rradhës.

Postimi i tij i plotë :

Skandali i Bashkise se Tiranes me pronen publike!

Ish deputeti Klevis Balliu publikoi sot dokumente tronditese, që tregojnë se si Bashkia e Tiranës ka marrë edhe trotuaret dhe lulishten e qytetarëve për t’ia dhënë një biznesmeni për të ndërtuar pallatin e rradhës.

Klevis Balliu sqaroi se: “Ju vodh prona qytetarëve, shtëpitë e qytetarëve, jo për një rrugë se rruga ajo është dhe ajo do të mbesë. Sepse mbikalimi te sheshi Shqiponja nuk prishte shtëpitë. As në lotin 1, as në lotin 2. Rruga ajo është që ka qenë gjithmonë, por duhej të shkatërrhoeshin pronat e qytetarëve për të bërë pallate. Dhe këtë gjë e konfirmon vetë Erion Veliaj. Pavarësisht se nuk e ka pranuar fillimisht edhe e kundërshtonte kategorikisht, edhe në intervista të ndryshme. Sot vetë Erion Veliaj ka deklaruar se buzë rrugës do të bëhen pallate. Dhe kjo është e vetmja arsye pse janë shkatërruar shtëpitë e qytetarëve. Kjo tashmë nuk është më vetëm për Unazën. Kjo po ndodh në çdo lagjje të Tiranës. Erion Veliaj po merr pronat publike dhe po ua jep ndërtuesve për ti rritur atyre koeficientin e ndërtimit”.
Balliu konfirmon se: “Të gjitha këto me nënvizime të kuqe, nga fillimi në fund, është trotuar. Pjesë në të majtë që është përballë godinës së bardhë është një lulishte. Ajo lulishte është bërë nga pronari i këtij pallati. Ndërkohë, sot bashkia e ka marrë atë lulishte dhe ja rijep sërish për të rritur koeficientin e ndërtimit sepse toka e nënvizuar me jeshile është tokë e këtij zotërisë. Por nuk i del ajo tokë për të bërë pallat sepse koeficienti i ndërtimit del shumë i ulët. Atëherë çfarë bën Erion Veliaj? I jep të gjithë trotuarin. Nga fillimi deri në fund. Ia jep në pronësi këtij zotërisë dhe e bën me një kontratë sipërmarrjeje që unë e kam këtu. Dhe këtu i ka nënvizuar metrat katrorë, sipërfaqen, pronën të cilën bashkia ia jep një biznesmeni në mënyrë që ti rrisë koeficientin e ndërtimit.
Balliu sqaron me tej:”Kontrata e firmosur nga vetë Mr. Dubai, Arbjan Mazniku, të cilin të gjithë e njohim fare mirë se kush është. Nënkryetari i bashkisë e firmos kontratën, ia kalon pronën e qytetarëve. Trotuari i qytetit të Tiranës kalon në pronësi të këtij biznesmeni dhe çfarë ndodh tjetër? Për shkak se kjo pronë bëhet e biznesmenit bllokohet e gjithë zona për zhvillim. E gjithë kjo zona këtu është e bllokuar për zhvillim se të gjithë këtë zonën e ka rrethuar me pronë dhuratë nga bashkia. Kjo ndodh vetëm për një arsye: sepse Erion Veliaj ka marrë ryshfet!”.

P.S. foto ilustron skandalin e denoncuar nga ish deputeti Balliu.