Negociatat për detin/ Kotzias: Shpresojmë ta mbyllim në fund të majit marrëveshjen me Shqipërinë

322
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka folur pas nisjes të raundit të parë të bisedimeve mes Greqisë dhe Shqipërisë në Tiranë, në lidhje me marrëveshjen e re për çështjen e detit.
Në një intervistë për median greke ‘SKAI’, Kotzias ka folur edhe për politikën e jashtëme të Greqisë si dhe ecurinë e bisedimeve me Shqipërinë për çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve.
Ministri grek ka thënë se shpreson që deri në fund të muajit maj të ketë një marrëveshje me Shqipërinë për çështjen e kufirit detar.
“Jemi ne diskutime me Shqipërinë, ekipet tona teknike janë takuar përsëri. Shpresojmë se deri në fund të majit te kemi një marrëveshje dhe nëse jo në fund të majit, do të jetë në fillim të qershorit”- tha ai.