Negociatat me Shqipërinë/ Shtyhet sërish vendimi i krerëve të BE

374
Sigal

Mbledhja e krerëve europianë të shteteve që duhej të vendoste për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut në fund të marsit, nuk do të dalë me asnjë vendim për këtë çështje. Të 27 ët nuk do të mblidhen fizikisht por ata do ta zhvillojnë mnbedhjen e tyre permes videokonferencës në datat 26 dhe 27 Mars dhe rendi i tyre i ditës do të përqëndrohet vetëm tek emergjenca e koronavirusit, njoftoi gazeta Le monde . Po sipas së njëjtës media temat e tjera që priteshin të debatoheshin si përdorimi i teknologjisë 5G, marëdhëniet me Kinën, inteligjenca artificiale apo çështjet e zgjerimit janë shtyrë për një datë më të vonshme (origjinali ketu).

Ky vendim i beftë u morr pasi kriza e Covid -19 nuk rreziikon vetëm jetët njerzore por edhe funksionimin e brendëshëm të BE. Vendime si ato të Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar eksportimin e materialeve mjeksore edhe brenda tregut të përbashkët, apo rishfaqja e kufijve nacionalë që marëveshja e nënshkruar në 1985 i kishte fshirë janë shembujt më ilustrues për këtë.

Shtyrja e re e diskutimin për temën e zgjerimit drejt Ballkanit perendimor vjen në momentin më të keq për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Pas miratimit të një procedure të re të ndarë me faza, u duk sikur Franca kishte hequr dorë nga vetoja e saj për të mos hapur negociatat me vendet tona. Edhe Holanda që ishte shfaqur kategorikisht kundër për Shqipërinë, së fundi adoptoi një qëndrim të afërt me Gjermaninë, për të shkuar drejt një PO-je, me kushte.

Por pikërisht kur u duk se jevgu po përgatitej për dasëm, koronavirusi ka çarë daullen. Dhe samiti i 26 dhe 27 Marsit që do të zhvillohet në formë telekonference as nuk do e shqyrtojë raportin pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave./Lapsi.al