NË SHQIPËRI BËHEN LEKË?!

425
Në Shqipëri bëhen lekë?! E paprecedent, 40 aplikime për ambasador të BE në Tiranë
Kjo që po ndodh me pasuesen e Ambasadores Romana Vlahutin është e paprecedent. Plot 40 individë kanë aplikuar në Bruksel për postin e ambasadorit në Tiranë. Katër aplikantë mësohet se kanë qenë maksimumi deri në mandatin e Vlahutin. Po pse ky interes për Tiranën, apo duke ndjekur mediat se çfarë bëjnë ambasadorët e huaj në kryeqytetin shqiptar, është krijuar përshtypja se në këtë vend vjen si ambasador e ikën si biznesmen? Burime nga zyrat e BE-së thonë se vendimmarrësit aktual po lobojnë për ambasadorin austriak si pasuesin e saj. Një tjetër problem pritet të jetë edhe emërimi i ambasadorit të OSBE në Tiranë, i cili është në fund të mandatit dhe pritet emërimi i një figurë. Duhet pranuar se që të dy ambasadorët do të jenë ata që do të ndjekin edhe zgjedhjet lokale të 2019-s në Shqipëri.
Sigal