“Në këto 30 vite kemi pasur president të prodhuar nga politika”, Alimadhi: Alfred Moisiu ka qenë…

154
Sigal

I ftuar në një emision televiziv ditën e sotme deputeti Adriatik Alimadhi tha se Presidenti Meta nuk shkarkohet. Sipas tij në Kuvend mund të votohet për shkarkimin e presidentit, pasi ka deputetë “të kapur” dhe se po përdoren.

“Nëse këta deputetë kanë pak integritet, ata kanë një gurë shumë të rëndësishëm, gjithë fatin e lëvizjes politike. U bëj thirrje të votojnë me ndërgjegje, duke parë anën e ligjit, kushtetutën dhe frymën politike. Duke parë këtë politikë të agravuar, unë them se duhet të votojnë me kushtetueshmëri. Që të ndryshojnë rrjedhën politike, që të shohim dekretimin e qeverisë së re nga Meta, apo marrëdhëniet e Metës dhe Ramës më pas. I kam kuptuar të gjithë deputetët e kapur nga qeveria, po përdorën politikisht”, tha Alimadhi.

Ndërsa i pyetur se kush ka qenë presidenti që ka kryer më mirë detyrën, deputeti tha se duke parë reagimin e qytetarëve “Alfred Moisiu ka qenë i vlerësuar”.

“Moisiu krijoi një balancë në agresivitetin e Berishës me Nanon. Skena politike ishte me konflikte të njëpasnjëshme. Me olipzimin ushtarak krijoi një imazh pozitiv për rolin e presidentit”, tha Alimadhi.

Ky i fundit shtoi se presidenti duhet të zgjidhet nga populli që roli i tij të jetë i konsoliduar. Sipas deputetit, në këto 30 vite kemi pasur president të prodhuar nga politika, për të kënaqur interesat.