Ndryshon “shtetrrethimi/ Rama shpjegon si do të jepen leje-daljet nga e hëna

410
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka treguar se nga e hëna do të ndryshojë “shtetrrethimi” dhe lejet-daljet, pasi tashmë për të bërë pazar duhet të marrësh më parë një autorizim.

Rama ka treguar se nga leja përjashtohen ata që kanë një autorizim për të shkuar në punë, apo autorizim per leje qarkullimi. Drejtorja e AKSH-it ka sqaruar se autorizimi mund te merret vetem nga nje pjesetar i familjes dhe ai person mund te dale per pazar vetem nje ore.

“Në portalin e-albania, ky autorizim do të jetë i pari dhe quhet thjeshtë ‘leje për dalje’. Më pash shfaqet shqërbimi, kliko përdor dhe ne kemi bvërë të mundur përzgjedhjen e ditës se kur e duam lejen e daljes.

Po zgjedhj 30 marsin. Klikojmë vazhdo dhe më mundësohet çertifikata ime familjare ku vetëm një prej pjesëtarëve të familjes mund të aplikojë për leje që do të ketë orën dhe kohëzgjatjen vetëm një orë.

Zgjedh një orar nga ora pesë deri në një, përcaktoj ose jo numrin tim të telefonit. Më pas leja do të shkojë me email në acoountin e portalit e-albania më pas do të vijë një sms nëse keni lënë edhe numrin e telefonit.

Duke zgjedhur dërgo kam mundësi të finalizoj autorizimin dhe më pas të vjen një sms”.

Nga ana tjeter kryeministri Edi Rama ka sqaruar se pergjigja per lejen pritet vetem pas 24 oreve. Ai i ka bere thirrje qytetareve qe te mos i dergojne numra telefoni ne adresen e facebookut, por per cdo hall apo urgjence t’i drejtohen programit te urgjences tek shqiperariaqeduam.al.

Këtu përjashtohen ata që shkojnë në punë. Ata që shkojnë në punë dhe e kanë autorizimin vazhdon njësoj. Kjo është leje dalje për pazar dhe jo në punë. Ky ka autorizimin e vet të veçantë, njësoj si leja e qarkullimit.

Ky aplikacion siguron më pak të dala dhe më shumë jetë të mbojtura. Është një leje automatike. Kur ti aoplikon leja të shfaqet në telefon. Kjo vlen dhe për telefonat që nuk janë smart, por në rastin e tyre kohëzgjatja është edhe më e madhe.

Aplikimi bëhet sot për një miratim pas 24 orëve. Ne po punpojmë me kompanitë celulare dhe po qe e mundur që kjo të bëhet e mundur ditën enesërme

Pensionistëve nuk do tu jepet leje. Nuk do të aplikojnë dot në këtë sistem sepse përgjigja do të jetë negative dhe për ata që janë të vetmuar, do të kujdesemi ne, siç po kujdesemi pa pushim që t;ju bëjnë pazaret, t;ju çojnë ilacet.

Nuk do dalin më pensionistët në rrugë dhe ata që do dalin do të jenë të penalizuar. Është vetëm një anëtar, ndërsa ai që shkon në punë ka autorizim veç. 

Mos më coni numra telefoni në f, për të gjitha probnlemet që keni përdorni kanalizin e urgjencës në shqipëriaqëduam.al. Nëse çoni në kanalin e urgjencës do telefonoheni nga ekipi në merin tim për tia sqaruar atë që keni nevojë”, tha Rama

 

🔴 JA SI DO FUNKSIONOJË SISTEMI I LEJE-DALJEVE PËR PAZAR PËRMES www.e-albania.al OSE ME SMS

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 27. März 2020