Ndryshimet në polici, rrokadë në disa komisariate. Ja kush janë drejtuesit e rinj (EMRAT)

720
Serish ndryshime në Policinë e Shtetit. Ditën e sotme ka pasur lëvizje në disa komisariate të vendit. ‘BalkanWeb’ mëson se në vend të Pal Markut në Komisariatin e e Pukës është emëruar Asllan Zhivani.
Ky i fundit ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit.
Deri tani Zhivani punonte ne drejtorin e Përgjithshme te Policisë se Shtetit. Zhivani zëvendëson Pal Markun, ndërsa ai është emëruar specialist në Drejtorine e Përgjithshme të Policisë se Shtetit.
Po ashtu, ndryshime ka pasur edhe në policinë e Elbasanit dhe të Vlorës. Në Elbasan, është ndërruar zv/drejtori i Edmond Sulaj, ndërsa në vend të tij erdhi Ilirian Balla. Ndërkohë shef Rendi u bë Bledar Perbati, dukë zëvendësuar Lavdërim Durbakun. Sakaq, në krye të Komisariatit të Vlorës u emëruar Alket Ahmeti, ndërsa zv.drejtor i policisë do jetë Dritan Dorda.
Sigal