Ndryshimet në Ministrinë e Brendshme, reagon Ambasada e SHBA: Presim që…

607
Sigal

Ne nje situate jo te paqte mes kreut te qeverise dhe presidentit per shkak te mosdekretimit te Sander Lleshit si minister i Brendshem, e nderkohe qe Rama e caktoi zv.minister me kompetencat e ministrit, Ambasada e SHBA ne Tirane ka reaguar sot me nje deklartate.

Me nje shenim ne faqen e vet ne FB, Ambasada thekson se “Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë”.

Deklarata e Ambasades se SHBA 

Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët.

Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë.

Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar.

??️ | Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe…

Publiée par U.S. Embassy-Tirana sur Jeudi 8 novembre 2018