Ndryshimet në kodin zgjedhor për zgjedhjet e 21 qershorit 2015

745
Sigal

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka gati projektligjin për zgjedhjet e pushtetit lokal, i cili do të paraqitet për diskutim

Qeveria ka gati paketën e propozimeve për ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. Gazeta “Telegraf” zbardh projektligjin për ndërhyrjet në Kodin Elektoral, ndryshime që rrjedhin nga ndarja e re administrativo-territoriale e Shqipërisë, në 61 Bashki, nga 365 njësi vendore që ishin më parë.

Qeveria kërkon heqjen e termit Komunë dhe kryetarë Komunash, sikundër territori do të ndahet vetëm në Bashki. Po ashtu, në nenin 4, kërkohet edhe heqja e togfjalëshit rrethe brenda qarkut.
Për shkak se ndarja e re, sjell si rezultat disa Bashki të mëdha, qeveria propozon që Bashkitë që kanë më shumë se 80.000 mijë shtetas me të drejtë vote ndahen nga KQZ-ja në më shumë se sa një Zonë të Administrimit Zgjedhor, në bazë të disa kritereve, si vazhdimësia dhe kompaktësia e territorit, duke shmangur barrierat gjeografike; mundësi të mira komunikimi brenda territorit dhe numër i përafërt. Ndërkohë, për B ashkinë më të madhe të vendit, atë të Tiranës, propozohet që secila nga njësitë bashkiake të përbëjë zone administrimi zgjedhor më vete. Kodi zgjedhor ngarkon njësitë aktuale vendore që te pergatisin zgjedhjet lokale të 2015, si listat, qendrat e votimit etj. Por shumica e njësive aktuale, e kontestojnë ndarjen ndaj janë të pamotivuara të bëjnë detyrën, andaj nuk përjashtohet edhe mundësia që të sabotojnë përgatitjen e zgjedhjeve. Ndryshimet në Kodin Elektoral pritet të jetë prova e parë e respektimit të rezolutës që palët politike ne Shqipëri, nënshkruan në dhjetor. Ndërhyrjet në kod kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash, dhe në bazë të rezolutës së miratuar vitin që lamë pas, shumica për ligjet me 3/5 duhet te kerkojë konsesusin e opozitës kur është i mundur. Kodi Zgjedhor është i vetmi ligj që ka kërkuar gjithmonë konsensus nga ndërkombëtarët.

Projektligji për Zgjedhjet Vendore të 21 qershorit 2015

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe pika 2 shkronja c), 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

 Në ligjin nr. 10019, date 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republik ës së Shqipërisë” me ndryshime, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

 Neni 1

 Në të gjithë tekstin e ligjit, fjalët “komunë” dhe shprehjet “kryetar komune”, “këshilli i komunës”, shfuqizohen.

Neni 2

 Neni 27 ndryshon si më poshtë vijon:  Neni 27 Zonat e Administrimit Zgjedhor 1. Zonat e Administrimit Zgjedhor ngrihen dhe funksionojnë për çdo lloj zgjedhjeje dhe referendumi, sipas këtij Kodi. 2. Juridiksioni territorial i ZAZ-ve si rregull është i njëjtë me territorin administrativ të bashkive, sipas ligjit që rregullon organizimin administrativo-territorial të Republikës së Shqipërisë 3. Bashkitë që kanë më shumë se 80,000 mijë shtetas me të drejtë vote ndahen nga KQZ-ja në më shumë se sa një Zonë të Administrimit Zgjedhor, në  përputhje me kriteret e mëposhtme: a) pandashmëria e territorit të njësisë administrative, përjashtuar ato me më shumë se 80 mijë shtetas me të drejtë vote  b) vazhdimësia dhe kompaktësia e territorit, duke shmangur barrierat gjeografike; c) mundësi të mira komunikimi brenda territorit; ç) numër i përafërt zgjedhësish. 4. Asnjë Zonë Administrimi Zgjedhor nuk mund të shtrihet gjeografikisht në dy ose më shumë qarqe. 5. Për Bashkinë e Tiranës, secila nga njësitë bashkiake përbën zonë administrimi zgjedhor më vete. 6. Zonat e Administrimit Zgjedhor miratohen nga KQZ-ja jo më vonë se 9 muaj  para përfundimit të mandatit të Kuvendit, mbi bazën e numrit të shtetasve me të drejtë vote në datën e fundit të periudhës zgjedhore për caktimin e zgjedhjeve, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Jo më vonë se 10 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i dërgon të dhënat KQZ-së, të ndara sipas njësive të qeverisjes vendore dhe njësive administrative të përfshira në to. 7. KQZ-ja, jo më vonë se 5 muaj para datës së zgjedhjeve, mund të ndryshojë kufijtë e ZAZ-së, sipas kërkesave të këtij neni, vetëm nëse ka ndryshim të kritereve për caktimin e tyre sipas pikave 2, 3dhe 4 të këtij neni.

Neni 3

 Në pikën 1, të nenit 48, pas fjalëve “Lista e zgjedhësve përmban emërtimin e zonës zgjedhore”, shtohet togfjalëshi “ emërtimin e njësisë administrative”.

Neni 4

 Në shkronjën ç) të pikës 2 të nenit 48, fjalët “rrethesh brenda qarkut” shfuqizohen.

Neni 5

 Në pikën 3 të nenit 52, para fjalëve “administratorët e lagjeve”, shtohen fjalët

“administrator ët e njësive administrative”.

 Neni 6

Pika 8 e nenit 62 shfuqizohet.

Neni 7

 Neni 67, pika 3 riformulohet si më poshtë:

“Në zbatim të paragrafit të dytë të pikës 1 dhe paragrafit të dytë të pikës 2 të këtij neni kandidati për kryetar bashkie dhe listat për këshillin vendor të njësivetë qeverisjes vendore, territori i të cilave nuk mbulohet nga një KZAZ e vetme, rregjistrohen në KQZ.”

 Neni 8

 Në pikën 3 të nenit 71, pas fjalëve “kryhet nga KZAZ-ja përkatëse”, shtohen fjalët me këtë përmbajtje “si dhe nga administrata e KQZ-së për rastet e njësivetë qeverisjes vendore që ndahen në më shumë se një

ZAZ,”

 Neni 9

Paragrafi i parë i Pikës 1 të Nenit 94, riformulohet si më poshtë:Jo më vonë se 60 ditë para datës së zgjedhjeve, prefekti i qarkut i paraqet KQZ-së listën e plotë të objekteve brenda territorit të qarkut, që përmbushin kushtet e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të nenit 93 dhe të këtij neni. Jo më vonë se 40 ditënga data e zgjedhjeve, KQZ-ja me vendim cakton Vendin e Numërimit tëVotave. Në përcaktimin e Vendit të Numërimit të Votave KQZ-ja mund të përzgjedhë bashkitë brenda qarkut. Në përzgjedhjen e vendit të VNV-së, KQZ- ja i jep përparësi lehtësive logjistike të transportit rrugor, distances nga qendrate votimit dhe hapësirave të objekteve të mundshme. Si rregull, Vendi i Numërimit të Votave nuk ndryshon nga njëra zgjedhje në tjetrën.

Neni 10

Pika 3 e nenit 97 shfuqizohet dhe pika 3/1 bëhet pika 3.

Neni 11

Pika 3 e nenit 104 shfuqizohet.

Neni 12

Fjalia e dytë e pikës 1 të nenit 116 shfuqizohet.

Neni 13

 Neni 120, bëhen ndryshimet, si më poshtë:

Pika 1 riformulohet “Për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, KZAZ-ja ivendos kutitë e votimit të grupuara, sipas organit përkatës”. Pika 2 riformulohet “Për çdo njësi të qeverisjes vendore, numërimi fillon me votat për kryetarin dhe më pas vijon me numërimin e votave për këshillin përkatës”.

 Neni 14

 Në neni 122, bëhen ndryshime si më poshtë:

Pika 5 riformulohet: “Në rast të zgjedhjeve vendore, KZAZ-ja miraton mevendim Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve për njësinë e qeverisjes vendoreapo të pjesës së njësisë vendore territori i të cilave nuk mbulohet nga një KZAZ e vetme, sipas të njëjtave kritere dhe procedura të përshkruara në këtë nen. Vendimi ankimohet sipas procedurave të përcaktuara në pjesën X të këtij Kodi.”Pika 6 riformulohet: “Kopja origjinale e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve

dhe Tabelat e Rezultateve për çdo qendër votimi i dërgohen KQZ-së për të nxjerrë rezultatin, sipas nenit 123 të këtij Kodi.”

Neni 15

 Neni 177 shfuqizohet.

Neni 16

 Neni 180 riformulohet si më poshtë:Për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015, zonat eadministrimit zgjedhor përcaktohen në Aneksin 1 të këtij Kodi. Zonat eadministrimit zgjedhor, sipas Aneksit 1 do të mbeten në fuqi pas zgjedhjeve tëvitit 2015, deri në rishikimin e tyre nga KQZ-ja, në përputhje me nenin 27 tëkëtij Kodi.

Neni 17

Dispozitat tranzitore për zgjedhjet vendore 2015

1.Përgjegjësitë dhe detyrat në procesin e administrimit zgjedhor të parashikuaranga Kodi Zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, për zgjedhjet vendore tëvitit 2015 do të kryhen nga po të njëjtat organe vendore të zgjedhura sipasndarjes administrativo-territoriale të përcaktuar me ligjin nr. 8653, date 31.7.2000, “Për ndarjen administrative -territoriale të njësive të qeverisjes

vendore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe me ligjin nr. 8654, datë31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”.

 2.Përgjegjësitë dhe detyrat e parashikuara në Pjesën

III “zgjedhesit dhe përgatitja e listës se zgjedhësve” të këtij Kodi për Bashkinë e Tiranës, për

zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të vitit 2015, kryhen nga kryetarët e njësive bashkiake të Tiranës.

3. Në rastet kur kryetari i njësisë vendore nuk ushtron detyrimet që  rrjedhin nga pikat 2 dhe 3 të nenit 51, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC) njofton me shkrim brenda 72 orëve nga afati ligjor, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ-në). KQZ, pas njoftimit të marrë nga DPGJC, brenda 72 orëve, me vendim, kryen procesin e bashkimit apo të ndarjes së qendrave tëvotimit sipas kriterit numerik që parashikon ky Kod Zgjedhor.Vendimi i KQZ-së, i bëhet menjëherë me dije DPGJC-së, e cila brenda 48 orëvenga marrja e njoftimit miraton ekstraktin e listave, sipas rregullave të përcaktuara. Ky detyrim është i njëjtë për DPGJC-në edhe në rastet kur kryetarii njësisë vendore nuk ushtron detyrimin e pikës 4 të nenit 51.4. Ekstraktin e parë të plotë të përbërësve zgjedhorë të zgjedhësve, DPGJC edërgon në format elektronik në KQZ.

Neni 18

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

K R Y E T A R IILIR META