Ndryshimet në Kodin e Punës, deputetët e PD kundër propozimeve nga qeveria

459
Partia Demokratike ngriti sot shqetësimin për ndryshimet që po bën qeveria në Kodin e Punës duke theksuar se mijëra gra e burra janë shkarkuar pa motiv, dhe kur qytetarët dhunohen nga punëdhënësit. Opozita ka përmendur rastin e punonjëses së Bashkisë që sipas saj u godit fizikisht nga kryebashkiaku Veliaj pas shkarkimit nga puna. “Është hipokrizi të diskutosh për Kodin e Punës dhe të harrosh se vetëm një javë më parë në zyrat e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ish-Ministrit të Mirëqenies Sociale, i cili ka firmosur për këtë kod pune, të dhunohet punonjësja e shkarkuar me vendim të njëanshëm, pa respektuar kontratën e punës”, u shprehën përfaqësuesit e PD në komisionin Parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Deputetët e PD-së theksuan se Neni 90, i propozuar nga qeveria sanksionon me ligj shfrytëzimin e punonjësve. Në këtë nen propozohet që “Punëdhënësi mund të urdhërojë, në mënyrë të njëanshme, kryerjen e orëve shtesë të punës, por jo më shumë se 200 orë në vit”, duke sanksionuar kështu me ligj shkeljen e të drejtave të punonjësve. Neni 43 i propozuar nga qeveria përjashton gratë nga tregu i punës gjatë lejes së paslindjes edhe në rastet kur ajo dëshiron të punojë. Edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare e kanë konsideruar këtë një përjashtim nga tregu i punës sidomos duke marrë në konsideratë kushtet e një papunësie të lartë në Shqipëri sidomos ndër gratë.
Sigal