Ndryshimet e Kushtetutëes pa opozitën, Grusht i pastër Shteti

272
Sigal

Chrstian Schmid, figura kryesore e CDU/CSU në Bundestagun gjerman: PS po tenton të bëjë ndryshime jashtë marrëveshjes, për heqjen e koalicioneve. Bëni kujdes. Rama: Nuk heq dorë nga ndalimi i Koalicioneve zgjedhore: Mos u lodhni, 30 korriku nuk lëviz. Bylykbashi: Nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, kthehemi në pikën zero

Christian Schmidt: Asnjë ndryshim kushtetues pa opozitën

Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, si dhe raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama për të mos bërë veprime të njëanshme me ndryshimin e kushtetutës dhe heqjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore sipas vullnetit të partive. Duke iu referuar lajmit më të hershëm të marrëveshjes mes partive politike, bazuar në dakordësinë e 5 Qershorit, ish ministri në qeverinë e kancelares Merkel, e konsideron atë një sukses të madh që forcon demokracinë në Shqipëri. “Partia Socialiste po tenton ndryshime jashtë marrëveshjes: heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore.Për të favorizuar vetveten?” thekson raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestagun gjerman. “Ky është një sukses i madh dhe po forcon demokracinë në Shqipëri. Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. (Për përfitimin e vet?) Bëni kujdes! Ndryshimet e mëtejshme duhet të mbështeten nga të gjitha partitë kryesore brenda dhe jashtë parlamentit. Jam i bindur se kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i domosdoshëm!”- shkruan raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestag. Paralajmërimi për kryeministrin Rama është i qartë dhe shkon në linjën e deklaratës së mëparshme të Bundestagut nga një prej figurave kryesore gjermane Johan Vadeful, i cili ka bërë të qartë se çdo ndryshim i njënashëm i kushtetutës në lidhje me zgjedhjet dhe koalicionet parazgjedhore, do të ketë pasoja për integrimin. Edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe SHBA i kërkuan qeverisë të mos tentojë ndryshimet kushtetuese, pa gjithëpërfshirjen dhe konsensusin e opozitës.

Oerd Bylykbashi: Nëse miratohen ndryshimet kushtetuese politikisht kthehemi në pikën zero

Nëse shkelen parimet kushtetuese nga këto ndryshime do kthehemi në pikën zero politikisht, ndërsa në aspektin teknik do jetë një kundërshtim me rekomandimet e ODHIR-it. Ato thonin që sistemi do thjeshtuar. Do komplikohet sitemi i zgjedhjeve në mënyrë shumë të madhe. Kjo ndikon edhe te procesi i numërimit, që është më i vështirë.  Kushti ynë është i qartë dhe ndërkombëtaret po ashtu e kanë bërë të qartë, për koalicionet. Kjo nuk duhet që kryeministri të prekë koalicionet, ndërsa listat le të hapen 100%. Janë dy gjëra të shkëputra nga njëra-tjetra, por që mbijetojnë sëbashku. Rama ka vendosur të shkatërrojë traditën 30-vjeçare të koalicioneve. Modeli aktual i koalcioneve me listë të përbërë është futur në kodin zgjedhor që në vitin 2003. Ky model ka traditë 17-vjeçare dhe është i konsiliduar. S’ka krijuar kurrë probleme, por i krijon probleme Edi Ramës. Kjo i jep mundësi zgjedhësit t‘i japë fuqinë partisë. Në këtë mënyrë me listat e hapura del se sa i kushton lëkura çdo kandidati. Në vitin 2003 me konsensus është vendosur ky model i marrë nga Italia. E përdor Italia aq sa është në tekstet e të drejtës publike. Koalicioni parazgjedhor ekziston në shumë vende, ndryshe nga çfarë thotë Rama. Opozita parlamentare është një deshtament në shërbim të Edi Ramës. Bëri një propzim për deformimin e sistemit. Nëse Edi Rama ecën në mënyrë të njëanshme me faktin e përkryer, ai nuk bën gjë tjetër veçse prish rregullat përpara garës. Sistemi zgjedhor nuk duhet të ndryshojë 1 vit para zgjedhjeve thotë OSBE. Marrëveshjet e mëparshme janë bërë në më shumë se 1 vit para zgjedhjeve.“