Ndryshime në strukturat e PD, Alibeaj dhe Turku në poste të reja

457
Partia Demokratike, 3 muaj pas zgjedhjeve lokale në vend, ka bërë disa ndryshime në strukturat e saj. Mësohet se ish-kandidati për Bashkinë e Fierit, Enkelejd Alibeaj komandohet kryetar i Departamentit të Sigurisë, rendit publik dhe luftës kundër krimit. Vendi ishte vakant pas zgjedhjes së Bashkim Shehut kryetar të Bashkisë së Kukësit. Ndërkohë, Ardian Turku komandohet kryetar i Departamentit të Pushtetit Vendor dhe Administrit të Territorit, detyrë që mbante para zgjedhjeve Voltana Ademi.
Sigal