“Ndërtuat në lumë”, Spaho i përgjigjet Ramës: I la ‘barba Pilo’ në mal. Me ngjan me…

515
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me ndërtimet pa leje që u lejuan nga qeverisja e PD-së. Por Spaho i ka kujtuar Ramës dajën e tij Spiro Koleka, funksionar në kohën e diktaturës, të cilin kryeministri në një kartolinë të dërguar në vitin 1982 e quante ‘Barba Pilo”.
“Më vjen keq për kryeministrin e vendit tim që për një çështje kaq serioze përpiqet ta kalojë me barsoleta dhe nuk thotë një fjalë për ata qytetarë që u përmbytën në 2015 u përmbytën prapë në 2017 dhe kështu si foli ky do përmbyten prapë dhe pas 2 vitesh. Njerëzit i kishin mbajtur në male, me milingona. I ka mbajtur barba Pirlo. Dhe kur u rrëzua diktatura njerëzit filluan të ndërtonin që të jetonin sa më mirë. Janë bërë edhe gabime, por që duhen rregulluar. Nëse nuk e ke premtuar ti që nuk do përmbyten hajde hapim rekordet. Ti thua ke thënë që nuk do përmbyten nga dora e qeverisë, po ata që u përmbytën në autostradë, a nuk përmbytën nga dora e qeveritarit? Nga dora juaj që donit të bënit një autostradë të bukur, duke mbyllur kolektorët që të mbillnit palma. Tani thua do ngre një grup pune që të shqyrtojë gjendjen të marrë masa. Kryeministër rezervuarët unë e di që hapen me procedura, ti i hap pa procedura. Ti je shembulli i parë që i ke hapur pa procedura dhe fshive gjysmën e Tiranës. Pse, sepse doje të provoje shpejtësinë e ujit”, tha Spaho.
Pasi Rama iu drejtuar me termin ‘profesor’, Spaho e krahasoi me një personazh.
“Sa kohë që e mbush kupën me këtë sjellje po të them, se nuk është në natyrën time të bëj krahasime, më kujton një personazh në vitet ‘70 që rrinte para kinemasë. Si ju që rrini e tregoni barsoleta edhe ai tregonte barsoleta. Sefer Daja quhej. Përveç se tregonte barsoleta, këdo që kalonte majtas djathtas e thërriste profesor. Edhe ju sa herë më thoni profesor Sefer Dajën më kujtoni”, tha Spaho.
Më pas duke iu përgjigjur këtyre deklaratave, Rama i kërkoi Spahos të mos hyjë në këtë fushë se del zbuluar.
“Nuk është çështje natyre është çështje aftësie. Mos hy në ato hulli se vërtetë pastaj mbetesh në një fushë ku del zbuluar. Rri tek fusha jote. Duhet ta dish profesor se ka filluar një hetim për çështjen e përmbytjes tek zona e City Park”, tha Rama.
RAMA REPLIKON SERISH ME SPAHON: JU TREGOJ DESHPERBLIMET PER TE PERMBYTURIT
Kryeministri Rama ka replikuar sërish ndaj deputetit demokrat Edmond Spaho, duke u shprehur se qeveria ka dëmshpërblyer të përmbyturit.
“Unë e kam një shpjegim për fobinë tuaj me palmat, por do e ndaj me Saliun veç. Lejet e ndërtimit mbi kolektor i kanë dhënë ata që i kanë dhënë gjithmonë, dmth ju. Hetimi do të sjellë si përfundim dhe çuarjen penale për përgjegjësit.
Ne kemi shpërblyer një për një të gjitha humbjet në bagëti, shpendë, të gjitha dëmet e bëra. Qytetarët në Fushë-Krujë i kanë marrë të gjitha dëmshpërblimet, edhe pse përmbyteshin vazhdimisht për katrahurën që bëtë ju atje. Ata që nuk kanë mbushur kriteret dhe nuk janë regjistruar, nuk kanë si të dëmshpërblehen. Ajo shifra 27 mln që thoni ju nuk ekziston, janë 2.2 mld lekë të përdorura, 1.7 mld nga BE dhe 500 mln nga Shqipëria. Dhe ne do vazhdojmë të pastrojmë kanalet që i latë ju llum për gjithë këto vite, dhe do vazhdojmë të rregullojmë vendin. Ne do të minimizojmë dëmet hap pas hapi, por çudi, pas çdo dëmi që ndodh, na del dora juaj”, u shpreh kryeministri Rama.
Sigal