Nderime pranë shtatores së Ismail Qemalit, Basha: Të bashkohemi për të realizuar Shqipërinë e endrrave e mundësive për të gjithë

409
Sigal

Ceremonitë e
demokratëve për ditën e 28 Nëntorit u mbyllën me nderimin e Ismail Qemalit,
plakut të Pavarësisë. Teksa bëri nderimet pranë shtatores së Ismail Qemalit,
mesazhi i kryetarit demokrat ishte i njëjtë, duke vënë theksin tek bashkimi i
të gjithë shqiptarëve për një “Shqipëri të ëndrrave dhe mundësive”.

 

Lulzim Basha bën nderime pranë shtatores së Ismail
Qemalit

Në këtë orë, 104 vjet më parë Imail bej Vlora
shpalli Pavarësinë e Shqipëri së. Bashkë me një grup patriotësh realizoi
ëndrrën shumëshekullore të shqiptarëve për Liri dhe Pavarësi. Duke nderuar
veprën e pavdekshme të babait të Pavarësisë dhe bashkëluftëtarëve të tij, sot
dua në emrin tim dhe në emrin e gjithë demokratëve shqiptarë, t’iu bëj thirrje
bashkëatdhetarëve tanë kudo që ndodhen; Të bashkohemi për të realizuar një
Shqipëri të ëndrrave, shpresave dhe mundësive për të gjithë.

Lavdi babait të Pavarësisë Ismail bej Vlora!

Rroftë 28 Nëntori!

Zoti i bekoftë shqiptarët!