Ndërhyrjet në fushatën e Bashës, ironia e Palokës: Rusët i fitokërkan zgjedhjet në SHBA e i humbkan në Shqipëri

598
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas publikimit të bërë pak ditë më parë nga portali “Mother Jones”, ku thuhej se rusët kanë ndërhyrë në fushatën e PD gjatë zgjedhjeve të qershorit 2017.
Në një status në Facebook, numri dy i PD ka ironizuar portalin duke thënë se sipas saj “rusët i paskan humbur zgjedhjet në SHBA (pas lajmit në mediat botërore se rusët kanë ndikuar në fushatën e Trump) dhe i humbkan në Shqipëri.
“Me siguri qe ne zgjedhjet e tjera ne SHBA, per te qene te sigurte qe Presidentin e SHBA nuk do e zgjedhin prape ruset, do te merret nje kandidat nga “Rilindja” sepse kane treguar qe jane te vetmit qe dijne si te fitojne kunder ruseve,” shkruan Paloka.
Statusi i plotë
Sipas revistes “Nona Soros” ( qe deklaron se nuk merr dollare nga Rama po vetem nga dora e Xhorxhit) ruset fituan zgjedhjet ne SHBA dhe i humben ne Shqiperi .
Me siguri qe ne zgjedhjet e tjera ne SHBA, per te qene te sigurte qe Presidentin e SHBA nuk do e zgjedhin prape ruset, do te merret nje kandidat nga “Rilindja” sepse kane treguar qe jane te vetmit qe dijne si te fitojne kunder ruseve.
Ne se vete lideri global nuk do te denjoje te kandidoje perballe “turpit te njerzimit” atehere me siguri do coje ballen e tij.


Sigal