Ndërhyrja e NATO në Kosovë,Presidenti Meta: Mision historik në mbrojtje të lirisë

292
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar ditën e sotme 21 vjetorin e nisjes së ndërhyrjes së NATO në Kosovë, lëvizje kjo që solli më pas pavarësinë e vendit.

Kreu i Shtetit e quan ndërhyrjen e NATO një mision historik në mbrojtje të lirisë dhe fton Kosovën të tregojë potencialin e saj të vërtetë, bazuar në vlerat euro-atlantike.

“Sot është dita për të falënderuar vendet anëtare të NATO-s, që nën udhëheqjen e SHBA🇺🇸 treguan 21 vite më parë se liria është e shenjtë dhe se dhunimi i të drejtave të njeriut është i patolerueshëm dhe i papranueshëm. Sot është gjithashtu, jo vetëm një ditë reflektimi për Kosovën, por edhe një mundësi për të treguar potencialin e saj të vërtetë, besnikërinë e saj ndaj NATO-s, parimeve e vlerave të pazëvendësueshme euro-atlantike, si dhe të gjithë vendosmërinë për të ndërtuar një shoqëri të bazuar plotësisht në këto parime”, shkruan presidenti Ilir Meta.